Me qëllim hartimin dhe përditësimin e planeve të lëvizshmërisë së qëndrueshmë, Bashkia Durrës në partneritet me Central European Initiative, Friuli Venezia Giulia – Itali, Region of Epirus – Regional Unit of Thesprotia – Greqi, Igoumenitsa Port Authority Sh.A – Greqi, Autoriteti Portual Durrës, Foundation Institute on Transport and Logistics, Emilia Romanja – Itali, Bashkia Limassol – Qipro, Valenciaport Foundation for Research, Promotion and Commercial Studies of the Valencian region – Spanjë, Aristotle University of Thessaloniki – Greqi, Municipality of Koper – Slloveni, InnDEA – Foundation of the Valentian Community to promote strategic urban development and innovation – Spanjë, Aturiteti Portual Valencia– Spanjë, CYPRUS PORTS AUTHORITY – Qipro, Bashkinë e Kotorrit – Mal i Zi, Luka Koper, port and logistic system, d.d. – Slloveni, që në muajin janar të vitit 2017, është në fazën e zbatimit të Projektit SUMPORT, të financuar nga programi Interreg Med 2014-2020, Projekt ky i cili do të përfundojë në vitin 2019.
Qytet-portet në hapësirën e Mesdheut janë destinacionet më të njohura turistike në Evropë me një rritje të parashikuar të vazhdueshme prej 3.3% në vit. Për qytetet portuale, është e rëndësishme që të planifikojnë strategjikisht sistemin e tyre të lëvizshmërisë duke miratuar zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve si dhe për të kontribuar në atraktivitetin e qytetit për turistët. Në këtë kontekst, projekti SUMPORT është projektuar për të rritur kapacitetet planifikuese të Planeve të Lëvizshmërisë Urbane të Qëndrueshme/PLUQ (Sustainable Urban Mobility Plan/SUMP) në qytet-portet pjesëmarrëse, përmes trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave të vendeve partnere në këtë projekt. Gjithashtu, qëllimi i këtij Projekti është hartimi dhe miratimi i dy PLUQ/SUMP-ve të reja në qytet-portet e Mesdheut (Durrës/Shqipëri dhe Igoumenitsa/Greqi) si dhe zhvillimi i platformës ‘SUMPORT e-learning’ e cila përfshin një proçes hap-pas-hapi për të hartuar një PULQ/SUMP, duke lejuar që të marrë këshilla për zbatimin e planeve që lidhen me lëvizshmërinë e qëndrueshme.
Për më tepër, qytet-portet pjesëmarrëse në këtë projekt (Valencia, Koper, Kotorr, Durrës, Limassol dhe Igoumenitsa) do të implementojnë dhe do të nxisin veprime pilote për të testuar lloje të ndryshme masash, si p.sh. pista çiklistike, sisteme ndarëse biçikletash (bike sharing system), vendparkime të përbashkëta (carpooling), duke e konsideruar lëvizjen e qëndrueshme si një impakt konkret në jetën e përditshme të qytetarëve.
Më shumë informacion mbi këtë Projekt mund të gjendet në faqen zyrtare: https://sumport.interreg-med.eu/, si edhe në llogarinë në facebook: https://www.facebook.com/SUMPORT/.
August 31, 2017