Dokumentacioni qe duhet të dorëzohet për përfitim burse për vitin akademik 2017-2018 studentët e vitit të pare, cikli i parë, kohë e plotë mbështetur në VKM nr. 903 date 21.12.2016 , te ndryshuar ,për të përfituar bursë për vitin akademik 2017-2018.Ky dokumentacion duhet të dorëzohet pranë Drejtorise se Arsim Kultures:
Kur plotesohet kriteri 1,2 dhe3 i kesaj VKM-je aplikanti(studentet e shkelqyer) duhet te sjelle:
· Kerkese me shkrim nga kryefamiljari drejtuar bashkise per perfitim burse.
· Certificate familjare.
· Vërtetim studenti ku vazhdon studimet, ne cilin fakultet.
· Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
· Fotokopje te noterizuar te diplomes se shkolles se mesme.
Kur plotesohet kriteri 5(burse per studente ne nevoje,sipas pikave te meposhtme):
Kur plotesohet kriteri 5/1 pika a,b, i kesaj VKM-je aplikanti duhet te sjelle:
· Kerkese me shkrim nga kryefamiljari drejtuar bashkise per perfitim burse.
· Certificate familjare.
· Vërtetim studenti ku vazhdon studimet, ne cilin fakultet.
· Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
· Vërtetim i masës së ndihmës ekonomike që përfiton ose jo familja (seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki.Vertetimi i ndihmes ekonomike duhet te kete te shenuar numrin e dosjes dhe te jete shenuar qarte shuma e ndihmes ekonomike (me shifra dhe me fjale), si dhe masa e ndihmes ekonomike (e plote ose e pjesshme). Vertetimi duhet te jete me numer protokolli, te jete neneshkruar nga pergjegjegjesi i seksionit te ndihmes ekonomike dhe Kryetari i Njesise se Veteqeverisjes Vendore dhe te jete i vulosur. Nuk pranohen vertetime me korrigjime te pafirmosura nga personat pergjegjes dhe te pavulosura)
· Për të gjithë pjesëtarët e familjes që janë në moshën 18 vjeç e lart duhen këto dokumenta që vërtetojnë të ardhurat e tyre:
· Vërtetim nga qendra e punës në rastin kur janë në marrëdhënie pune (vërtetimi duhet të përmbajë pagën mujore të personit me gjithë shtesat mbi pagë).
· Vërtetim nga zyra e punës nëse është apo jo i papunë.
· Vërtetim nëse paguhet me pagesë papunësie (asistencë) apo jo në rastin kur është I papunë.
· Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të gjithë për të gjithë pjesëtarët e familjes për të vërtetuar nëse marrin pension të cfarëdo lloji.
· Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve nëse familja e tij ka të regjistruar aktivitet privat.
· Vërtetim nga Kadastra nqs ka prone apo truall për të gjithë anëtarët e familjes.
· Vërtetim nga Hipoteka nqs ndonjë pjesëtar I familjes ka të regjistruar pasuri të paluajtshme fitimprurëse.
· Vërtetim nga shkolla për motrat apo vëllezërit që janë në marrëdhënie shkollë (në vërtetim duhet të specifikohet nëse trajtohen me bursë shteti për vitin akademik 2016-2017).
Kur plotesohet kriteri 5/1 pika c, i kesaj VKM-je aplikanti duhet te sjelle:
· Kerkese me shkrim nga kryefamiljari drejtuar bashkise per perfitim burse.
· Certificate familjare.
· Vërtetim studenti ku vazhdon studimet, ne cilin fakultet.
· Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
· Vertetim nga Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune si dhe pagesen e aftesise se kufizuar.
Kur plotesohet kriteri 5/2 pika a(jashte kriterit ekonomik), i kesaj VKM-je aplikanti duhet te sjelle:
· Kerkese me shkrim drejtuar bashkise per perfitim burse.
· Certificate familjare.
· Vërtetim studenti ku vazhdon studimet, ne cilin fakultet.
· Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
· Statusi ligjor i jetimit dhene nga sherbimi social shteteror.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit për studentët e vitit te parë, pranë Drejtorisë së Arsim Kulturës, është data 30 janar 2018.
January 11, 2018