Të gjithë Familjet që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me BONUS STREHIMI në bazë të V.K.M.nr.1093,datë 28.12.2015 “Miratimin e proçedurave, kritereve dhe përparësive për dhënien e bonusit të strehimit” duhen të dorëzojnë në BASHKI këto dokumenta :

DOKUMENTAT SHOQËRUESE PËR APLIKIMIN PER BONUS STREHIMI

I. GJENDJA FAMILJARE

Ø  Certifikata Familjare aktuale e aplikantit (origjinale)

Ø  Kopje e dokumentave të identifikimit (pashaporte ose karte indentiteti ) per cdo pjestar familje.

Ø  Vertetim qe jeni banor ne njesine administrative ku eshte paraqitur kerkesa.

Ø  Në rastin e çifteve të divorcuara që kanë një fëmijë në kujdestari, vendimin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.(Origjinale ose e noterizuar)

Ø  Vertetim punesimi nga punedhenesi per cdo pjestar te punesuar ne institucinonet shteterore, ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar neto sipas kolones 4 te nenit 1 te deklarates.Vertetimi duhet te shoqerohet me fotokopjen e librezes se punesimit dhe Vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale).

Ø  Vertetim punesimi nga punedhenesi per cdo pjestar te punesuar ose vetpunesuar ne Sektorin Privat ku cilesohet pozicioni i punes dhe paga e perfituar neto sipas kolones 4 te nenit 1 te deklarates.Vertetimi duhet te shoqerohet me fotokopjen e librezes se punesimit dhe Vertetimin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale)

Ø  Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore i cili deklaron te ardhurat per personat ne pension.

Ø  Vertetim per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore per individin nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave ose Instituti i Sigurimeve Shoqerore (Origjinale) ne te cilen percaktohen te ardhurat per cdo pjestar tjeter te familjes te Aplikantit sipas certifikates familjare (origjinale)

II. STATUSI I STREHIMIT

Ø  Vertetim nga ALUIZNI qe aplikanti apo cdo pjestar tjeter I familjes ne moshe madhore nuk ka aplikuar per legalizim banese. (Origjianle)

Ø  Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme që nuk ka të dhëna mbi pronësinë e shtepisë në emër të personit që kërkon strehim dhe pjesëtarëve të familjes së tij.(Origjinale)

Ø  Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive ë Patundshme për sipërfaqen e pronës që zotërohet nga familja ose nga ndonjëri prej pjestarëve te saj. Origjinale)

Ø  Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme mbi disponueshmërinë e pronësisë së cdo godine, e cila mund të përdoret si një godinë banimi. Origjinale)

Ø  Nëse është me qira,Kontrata e qirasë e nënshkruar në praninë e Noterit.

Ø  Nëse jetoni në një banesë me kushte jo të mira ose që rrezikon shembjen,kopja origjinale e vërtetimit të lëshuar nga Shërbimet Teknike të Bashkisë.

Ø  Në rastin e cifteve të reja, aktin e martesës dhe certifikatat për llogaritjen e moshës totale

Ø  Në rast lëvizjeje për arsye punësimi,vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive tëPatundshme e vendit të origjinës , që në emër të aplikantit nuk ka asnjë të dhënë të ndonjë prone të regjistruar e cila mund te perdoret si banese.

III. TË ARDHURAT E FAMILJES

Ø  Dokument nga organet e taksave dhe ato të Sigurimeve Shoqërore për kontributet e depozituara, kur një prej pjestarëve të familjes ëhtë i vetëpunësuar.

Ø  Vërtetim i punësimit të rastit ( orët e punës dhe të ardhurat për një vit).

Ø  Vërtetim të shumës së pagesës nga  Zyra e Ndihmës dhe Kujdesit Bashkiak,për pjestarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara.

Ø  Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e pagesës për të papunët.

Ø  Vërtetim të shumës së pagesës nga Zyra e Punësimit e njësisë bashkiake përkatëse,për personat e përfshirë në programin e ndihmës ekonomike.

Ø  Deklaratë e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të fundit:

1. Dypunësim

2. Emigracion

3. Pasuri e patundshme

4. Të tjera

IV. KËRKESË E VECANTË PËR STATUSIN E NJË PREJ PJESTARËVE TË FAMILJES 

Dokumentacionin zyrtar që verifikon statusin e:

¾ I verbër i grupit të parë

¾ Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik

¾ Invali i punës

¾ Invalid i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

¾ Jetim

¾ Anetar I Komuniteti Rom

¾ Anetar I Komuniteti Egjiptian

¾ Familje e policëve të rënë në detyrë

¾ Emigrant I rikthyer

¾ Punëtori emigrant

¾ Punonjësit e policisë së shtetit

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në zyën e informacionit, pranë Bashkisë Durrës.

Afati I aplikimeve për bonus strehimi është deri më date 20 Qershor 2018