Ditën e Mërkurë, datë 30.05.2018 ora 17:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Durrës zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak
Rendi i ditës do te jetë:
1. Për miratimin e e rialokimit të fondit prej 5 000 000 lekë në Programin buxhetor “Amortizim i detyrimeve të prapambetura” nga zëri “shpenzime operative” në zërin “Investime”.
2. Për miratimin e kthimit të pagesës së kryer nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në shumën prej 1 768 396 lekë si pagesë të taksës së ndikimit në infrastrukturë në favor të Bashkisë Durrës.
3. Për miratimin e një shtese dhe ndryshimeve në VKB nr.484 datë 29.03.2018 “ Për listën emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të Shkollave të Mesme Profesionale “Beqir Çela”, “Hysen Çela” dhe “Bernardina Qeraxhi” që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2017-2018”
4. Për një shtesë në VKB nr. 471 datë 23.12.2017 “Për miratimin e linjave rrethqytetase të transportit publik për territorin e Bashkisë Durrës, itinerarin, stacionet dhe oraret e tyre”.
5. Për miratimin e Planit të Veprimit për Barazine Gjinore 2018-2020 në Bashkinë Durrës
6. Miratimin për korrigjimin e gabimit material të Vendimit të Këshillit Bashkia nr. 494, datë 23.04.2018 “Për dhënien me qira të katit përdhe të ndërtesës 3 KT, me nr. pasurie 5/20, ZK 8516, me sipërfaqe të përgjithshme 689,13 m2 (nga kjo sip.ndërtimi 450 m2 dhe sip.funks.39.13 m2), të sipërfaqes së lirë 1758 m2, si dhe dhënien me qira të ndërtesës 1 KT, me nr. pasurie 5/20, ZK 8516, me sipërfaqe të përgjithshme 329,13 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 300 m2 dhe sip. funksionale 29.13 m2), në inventar të Ndërmarrjes Prodhimeve Artizanale, pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5-vjeçar, nëpërmjet procedurës së konkurrimit”, duke korrigjuar pikën 1 të vendimit, ku shifra 693,13 m2bëhet 489,13 m2, dhe shifra 1758 m2 bëhet 175 m2.
7. Miratimin për korrigjimin e gabimit material të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 493, datë 23.04.2018 “Për miratimin për dhënien me qira të ndërtesës 1 KT (kapanon), me nr. pasurie 5/111, ZK 8516, në inventar të Ndërmarrjes Tregtisë me Shumicë (BGT), me sipërfaqe të përgjithshme 1078 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 882m2 dhe sip.funksionale 196 m2), pronë e bashkisë Durrës, për një afat 5-vjet, nëpërmjet procedurës së konkurrimit”, duke korrigjuar pikën 1 të vendimit, ku shifra 931m2 bëhet 1078 m2 ( nga kjo sip.ndërtimi 882 m2 dhe sip.funksionale 196 m2).
8. Ngritjen e grupit të punës për hartimin e Regullores së Këshillit Bashkiak.
May 28, 2018