Ditën e Martë, datë 10.07.2018, ora 18:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Bashkisë Durrës zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do te jetë:
1. Për miratimin e ndryshimit të VKB nr. 468 datë 23.12.2017 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Durrësit”.
2. Për miratimin e rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore.
3. Për miratimin e ndryshimit të VKB nr. 469 datë 23.12.2017 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2018 si dhe projektbuxhetin afat mesëm të Bashkisë Durrës për vitet 2018 -2020” .
4. Për miratimin e fondit prej 1.303.490 lekë për përballimin e efekteve financiare që rrjedhin nga shtimi i 4 inpektorëvëtë Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Durrës.
5. Për ndryshimin e pikës 1 të VKB nr.514 datë 30.05.2018 “Për miratimin e fondit prej 39.603.200 lekë për t’u përdorur për pagesën e vlerës 4% sipas marrëveshjeve paraprake të investimit me fshzh nr.10695 prot, datë 18.05.2017 dhe nr.15443 prot datë 25.08.2017”.
6. Për miratimin e kategorisë së pagës për drejtorin e përgjithshëm të Bashkisë Durrës
7. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 675.000 lekë, të akorduar nga Organizata World Vizion në Shqipëri, për zbatimin e projektit “Shërbime ditore për fëmijët në situate rruge.
8. Për miratimin e vlerës financiare të shpronësimit 13,032,270.6 (trembëdhjetëmilion e tridhjetëedymijë e dyqindeshtatëdhjetëegjashtë) lekë për pasuritë pronë private me nr.31/130-i; 31/130-ii; 31/159-i, zk 8518, që preken nga investimi “Rikonstruksioni i rrugës “Ergys”.
9. Miratimin për dhënien me qira të terrenit sportiv, që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2, të ambjentit godinë 1kt me sip. 32.4 m2 dhe të sip.124.6m2, që përfaqëson shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të infrastrukturës (kanalizime dhe sip. të gjelbëruara), që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “Leonik Tomeo”, pronë e bashkisë durrës, për një afat 5-vjet, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.
10. Për miratimin për dhënien me kontratë qiraje të pasurisë nr. 45, zona kadastrale 3365 fshati shetaj, që i përket ngastrës pyjore 2/a, të ekonomisë pyjor Rrotull, Njësia administrative Ishëm, me sip. 210 m2, për veprimtarinë “Për vendosje antene të telefonise fikse, të lëvizeshme, televizive, radio – komunikimit, me afat 10-vjeçar.
11. Për miratimin e dhënies së autorizimit për nënshkrimit e akt marrëveshjes ndërmjet Bashkisë Durrës dhe subjektit “Xheni Group Oil” për rehabilitimin e sipërfaqes prej 1.2ha në parcelën pyjore nr. 35/a të ekonomisë pyjore rrotull sipas projektit të hartuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Shërbimit Veterinar dhe Emergjencat Civile.
12. Mbi shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në territorin e Bashkisë Durrës.
13. Për miratimin e linjave të transportit për transportimin e punonjësve arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit.
14. Për miratimin e ndryshimit të VKB nr. 475, datë 23.12.2017 “Për miratimin e sistemit të ri të adresava të Bashkisë Durrës”.
15. Dhenien e Titullit “Qytetar nderi” Z. Abdullah Mohammed A. Alkhowaiter.
16. Dhenien e Titullit “Qytetar nderi” Z. Hasan M.M. Alattas.
Komisioni i Ekonomis |
Komisioni i kultures, arsimit, sporteve |
|||
Mblidhet per te shqyrtuar piken 1- 9 |
dhekomuniteteve fetare Mblidhet per te |
|||
shqyrtuar piken 13,14,15 dhe 16 |
||||
te dt. /07/ 2018 ora :00 |
te dt. /07/ 2018 ora :40 |
|||
1.ALFRED |
MULLARAJ |
1.FLUTURA |
KONA |
|
2.SHKELQIM |
FORTUZI |
2.HYSEN |
GASHI |
|
3.KASTRIOT |
XHONGOLI |
3.FLORESHA |
QOSHI |
|
4.ZAMIRA |
MUSTAFARAJ |
4.AGIM |
CIRAKU |
|
5.SANIE |
DODA |
5.ARTUR |
BUJARI |
|
6.EDLIRA |
HYSENI |
6.ARTAN |
LUKU |
|
7.ARTAN |
LUKU |
7.ARDIAN |
MUKA |
|
8.ARQILE |
GOREA |
|||
9.ARMAND |
TELITI |
|||
10.JONADA |
MAMO |
|||
11.RUKIJE |
SULA |
Komisioni i zhvillimit urban dhe perdorimit te tokes |
Komisioni i Mjedisit |
|||
Mblidhet per te shqyrtuar piken 10, 11 dhe 12 |
Mblidhet per te shqyrtuar piken 12 |
|||
te dt. /07/ 2018 ora :00 |
te dt. /07/ 2018 ora :00 |
|||
1.GEZIM |
BARA |
1.AGIM |
KARAJ |
|
2.ARDIAN |
MUKA |
2.DILAVER |
TEPELENA |
|
3.ANILA |
KAPIDANI |
3.FLORESHA |
QOSHI |
|
4.SELAMI |
XHELILI |
4.ZAMIRA |
MUSTAFARAJ |
|
5.ARTUR |
BUJARI |
5.IRIS |
GRUDA |
|
6.ENKELEIDA |
KERTUSHA |
6.RUKIJE |
SULA |
|
7.HYSEN |
GASHI |
7.AMBERA |
DUKA |
Sekretari i Këshillit Bashkiak
Armand Tragaj
July 6, 2018