Portet në zonën e ADRION-it, për shkak të dimensioneve të vogla dhe kufijve të infrastrukturës, humbën misionin e tyre historik si vende shkëmbimi dhe tani vuajnë nga shkalla e ulët e modernizimit, niveli i papërshtatshëm i zgjuarsisë dhe çështjet e pazgjidhura që lidhen me qëndrueshmërinë dhe nevojat e rigjenerimit urban. Nga ana tjetër, portet në zone e ADRION-it konsiderohen ende ekosisteme komplekse. Ndaj, Bashkia Durrës në partneritet me vendet anëtare të Bashkimit Evropian si Italia, Greqia dhe Kroacia, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Serbia dhe Bosnje Hercegovina, që në Janar të vitit 2018, është në fazën e zbatimit të Projektit PoWER: Ports as driving Wheels of Entrepreneurial Realm/Portet si hallkë lëvizëse në fushën e sipërmarrjes. Ky Projekt i cili financohet nga Programi i Bashkimit Evropian Interreg Adrion 2014-2020, është parashikuar të përfundojë në Dhjetor të vitit 2019. 

Qëllimi i Projektit 

PoWER synon të mbështesë zhvillimin (evolucionin) e porteve në Qendra Inovative, të aftë për të vepruar si mjete të reja transmetimi midis rajoneve, dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre si sipërmarrës të pashfrytëzuar më parë.  Në veçanti, PoWER nxit bashkëpunimin midis aktorëve kyç të Zinxhirit të Furnizimit të Inovacionit/ZFI (Innovation Supply Chain/ISC): institucionet kërkimore (shkollat, universitetet, organet/institutet kërkimore), ndërmarrjet dhe shoqatat e partneritetit, në mënyrë që të kthejnë sfidat në shumë nivele, që ndikojnë në portet e ADRION-it në një mundësi për t’u integruar dhe për të shfrytëzuar “fuqinë” e territoreve. 

Për këtë qëllim, 6 studime të rasteve (case study) do të kryhen në portet e zones së ADRION-it, ku një qasje origjinale do të pasohet nga: 

– realizimi i proçeseve bashkëpunuese të aplikuara për çështjet e orientuara drejt energjisë (efikasiteti i energjisë, rikualifikimi i ndërtesave, BRE etj);

– ngritja e Qendrave Inovative; ndërtimi i FZI/ISC-ve të aftë për të kapërcyer idetë dhe prodhimin e sektorit të energjisë; 

– bashkimi i përqasjes së Tranzicionit të Energjisë/Energy Transition si bazë për bashkë-krijimin dhe inovacionin social.

Rezultatet e Projektit do të jenë:  

– Hartimi i metodologjisë PoWER për lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve kërkimore dhe, në këtë mënyrë, duke shpejtuar ndërtimin e ZFI/ISC-ve (Zinxhiri i Furnizimit të Inovacionit /Innovation Supply Chain)

– Krijimin e Rrjetit të Qendrave të Inovacionit (Innovation Hubs Network/IHN)

– Krijimin e një strategjie të përbashkët për IHN për transformimin e porteve në shpërndarës të inovacionit nëpërmjet krijimit të platformës TIK. 

Këto rezultate do të lejojnë anëtarët e IHN të ndjekin transformimin e porteve ADRION në Qendra Inovative, si dhe më tej zgjerimin e rrjetit të aktorëve.

Partnershipi: 

National Research Council Construction Technologies Institute/Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti për Teknologjinë e Ndërtimit, Itali 

C.N.A. National Confederation of Handcrafts and of SMEs – Association Of Province Of Ravenna/ Konfederata Kombëtare e Artikujve dhe e SME-ve /Shoqata e Provincës së Ravenës, Itali

Rijeka Development Agency Porin Ltd/Agjencia e Zhvillimit Rijeka, Kroaci

Centre for Economic, Technological and Environmental Development Sarajevo/ Qendra për Zhvillimin Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisor në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë

European Affairs Fund – Ap Vojvodina/Fondi i Punëve Evropiane – Ap Vojvodina, Serbi

Durrës Municipality/Bashkia Durrës, Shqipëri

Cooperation and Development Institute/Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Shqipëri 

Centre for Research and Technology Hellas/Qendra për Kërkim dhe Teknologji Hellas, Greqi

Chamber of Thesprotia/Dhoma e Thesprotisë, Greqi  

Kohëzgjatja: 

01.01.2018 – 31.12.2019