Në kuadër të projektit ReLOaD (Forcimi i Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor),  projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian, i koordinuar nga Programi për Zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe që zbatohet nga Bashkia Durrës , më datë 08.02.2019 ora 11:00 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, do të organizohet takimi konsultativ me OSHC-të , i cili do të fokusohet në përcaktimin e prioriteteve për thirrjen e dytë e cila do të hapet në shkurt 2019.

Për këtë qëllim, koordinatori/përfaqesuesi i bashkisë do të bejë një prezantim të shkurtër të prioriteteve të bashkisë dhe më pas do të ketë një diskutim me shoqerine civile mbi përcaktimin e prioriteteve përfundimtare .

Prioritetet për të cilat do të diskutohet janë:

1. Prioritetet në fushën e shërbimit social

1.1 Shërbime për PAK

2. Shërbimi i emergjencës

2.1 Fëmijët  në situate rruge dhe ato pa kujdes prindëror janë dy grupet më problematike të kësaj kategorie ,të cilët edhe pse në një numër të konsiderueshëm janë plotësisht të pambrojtur dhe të pambuluar në shërbime.

2.2 Ngritja e shërbimeve të mbështetjes psiko-emocionale për fëmijët e abuzuar

2.3 Ngritja e shërbimit të kujdestarisë

3. Fuqizimi i grave nëpërmjet nxitjes së bizneseve dhe punësimit

3.1 Hartimi i një programi informimi dhe ndërmjetësimi për punësimin e grave( artizane)

4. Prioritet në fushën e Rinisë  

4.1 Hartimi i  një programi ndërmjetësimi dhe punësimi për të rinjtë

5.Turizmi   

 5.1 Hartimi i Strategjisë lokale për  zhvillimin e produkteve  turistike

Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim (axhenda bashkëngjitur) 

 

Ju faleminderit 

 

Forcimi i Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor/ ReLOaD

Takim Konsultativ me Organizatat e shoqërisë civile

Bashkia Durrës

8 Shkurt 2019 ora 11:00

Salla e Këshillit Bashkia Durrës

10.45-11.00  Regjistrimi i Pjesmarrësve
11.00-11:15 Prezantim i shkurtër i  programit ReLOaDdhe aktiviteteve kryesore te tij, Znj.Misela Dervishi, koordiantore  e Programit ReLOaD/UNDP
11.15-11.30 Hapja e takimit
Znj.Ina Xhakoni ,koordinatore e projektit, Drejtore e Drejtorisë të Politikave të Zhvillimit /Bashkia Durrës
11.30-12.00 Prezantimi i prioriteteve në fushën e shërbimit social Znj.Meme Xhaferaj, Drejtore e Drejtorisë së  Shërbimit Social/Bashkia Durrës
12.00-12.15 Prezantim i prioroteteve në fushën e rinisë Z.Adrrian Gurra, Dr i Drejtorisë së Arsim-Kulturë-Rinisë-Sport – Komuniteteve Fetare/Bashkia Durrës
12.15-12.30 Prezantim i prioriteteve në fushën e turizmit ,Znj.Pranvera Gagani shefe e sektorit të turizmit /Drejtoria e  Politikave të Zhvillimit/Bashkia Durrës
12.30-13.00 Diskutime dhe përcaktimi i prioriteteve përfundimtare
13.00-13.15 Mbyllja e takimit