Ditën e Premte datë 27.09.2019 ora 17:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Bashkisë Durrës zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës do të jetë:
1. Për miratimin e shkarkimit të Z. Elio Bajramaj nga drejtori i Qëndrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Laert Vasili.
2. Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të Qëndrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, me emërin Teatri “Aleksandër Moisiu”.
3. Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 474 datë 23.12.2017 ”Për shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të banorëve përfitues të banesave sociale me qira, seksioni iii (strukturë 2+1 dhe 1+1) Shkozet Durrës dhe në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.248 datë 10.04.2015 ”Për shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të fituesve për ndarjen e banesave sociale me qira me strukturë 2+1 dhe 1+1 (lagjja nr.17, rruga” Dalip Peza, Durrës)
4. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 6.037.194 lekë, si grant i menjëhershëm, akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për listën emërore të familjeve që kanë kontratë me Entin Kombëtar të Banesave si dhe Bankën Kombëtare Tregtare.
5. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 117,736,220 lekë të kursyera nga procedurat e prokurimit për vitin 2019.
6. Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Durrës, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e Altin Mustafa Kurti dhe Hysni Demir Muça, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti dhe dërgimin e dokumentacionit perkatës në ministrinë e mbrojtjes, prokrami “Emergjenca Civile”
7. Për miratimin e fillimit të procedurës për heqjen ngq fondi pyjor publik i sipërfaqes pyjore s = 210 m2, ngastër pyjore 2a, të ekonomisë pyjore Rrotull, faqja e Liqanzës, me nr. pasurie 45, zonë kadastrale 3365, fshati Shetaj në njësinë administrative Ishëm, Bashkia Durrës.
8. Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit Romina Uka.
9. Për zgjedhjen e Komisioneve të Përhershmë të Këshillit Bashkiak Durrës
10. Për miratimin e kalendarit të mbledhjeve të Keshillit Bashkiak Burrës.
Sekretari i Këshillit Bashkiak
Armand Tragaj
September 25, 2019