Rritja e përgjithshme e transportit detar, urbanizimi bregdetar dhe rritja e parashikuar në nxjerrjen (ekstraktimin) e naftës dhe të gazit në det të hapur paraqesin rreziqe serioze të ndotjes nga substancat e rrezikshme për disa shtete bregdetare në pellgun e Mesdheut, dhe veçanërisht në rajonin Adriatiko Jonian. Vendet që ndajnë një rajon ose nën-rajon detar duhet të përdorin një qasje të përbashkët për monitorimin e mjedisit, përcaktimin dhe vlerësimin e mirë të statusit mjedisor.

Në nën-rajonet detare në zonën Adriatiko Joniane, niveli i koherencës dhe konsistencës së disa politikave mjedisore rajonale dhe ato të BE-së, veçanërisht në vlerësimin e ndotjes nga substancat e rrezikshme, ka nevojë për një zbatim të përbashkët.

Qëllimi i Projektit

Duke u mbështetur në nismën e BE-së EMODnet për menaxhimin dhe harmonizimin e të dhënave detare të fragmentuara, HarmoNIA ka si qëllim:  

– Shkëmbimin e praktikave më të mira për të mbështetur zbatimin e harmonizuar të direktivave të mjedisit detar në rajonin ADRION;

– Forcimin e rrjetit ekzistues transnacional të infrastrukturës së të dhënave për të lehtësuar hyrjen dhe ripërdorimin e të dhënave detare midis vendeve që kufizohen me detet e Adriatikut  dhe Jonit. 

Projekti synon të përmirësojë koherencën, midis shumicës së vendeve që kufizohen nga deti Adriatik dhe Jon, midis të gjitha Palëve Kontraktuese të Konventës së Barcelonës, të protokolleve për monitorimin dhe vlerësimin e ndotësve në mjedisin detar si edhe të lehtësojnë shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit brenda rajonit.

Rezultatet e Projektit

– Ngritja e një rrjeti transnacional të institucioneve për të miratuar një sistem të përbashkët të administrimit të të dhënave për ndotësit në mjedisin detar dhe në strategjitë rajonale, për të përmirësuar harmonizimin në monitorim dhe vlerësim si edhe për të vlerësuar rrezikun e shpërndarjes së ndotësve në zonat bregdetare të ndjeshme nga burime të ndryshme ndotjeje;

– Përmirësimi i koordinimit midis institucioneve të përfshira në zbatimin e protokollit MSFD dhe UNEP/MAP, autoriteteve lokale, rajonale dhe kombëtare, të ngarkuara me vlerësimin e mjedisit, menaxhimin, konservimin, si dhe institucioneve kërkimore, për të trajtuar problemet që lidhen me shpërndarjen e ndotjes dhe rreziqet në zonat bregdetare të rajonit ADRION;

– Forcimi i bashkëpunimit midis partnerëve nga shumica e vendeve në rajonin ADRION, që kanë një përvojë të konsoliduar në blerjen dhe menaxhimin e të dhënave detare dhe janë të përfshirë në zbatimin e politikave të mjedisit detar. 

– Ndërtimin e gjeoportalit i cili do të sigurojë të dhëna mbi cenueshmërinë e zonave bregdetare në rajonin Adratiko Jonian, përfshirë dhe Shqipërinë, shiko linkun: http://jadran.izor.hr/harmonia/#

Partneriteti:

Partneri Lider: Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale Oqeanografike, Trieste, Itali 

Partner: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Tiranë, Shqipëri

Partner: Qendra Helene për Kërkimin Detar Instituti i Oqeanografisë / Qendra Kombëtare Helene e të Dhënave Oqeanografike (HNODC), Greqi

Partner: Instituti i Oqeanografisë dhe Peshkimit, Split, Kroaci 

Partner: Instituti Kombëtar Italian për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Njësia e Kërkimit, Monitorimit dhe Vlerësimit Detar, Itali 

Partner: Instituti Kombëtar i Biologjisë, Stacioni i Biologjisë Detare Piran, Ljubljana, Slloveni

Partner: Universiteti Publik i Malit të Zi – Instituti i Biologjisë Detare / Laboratori për kiminë detare dhe oqeanografinë, Mali i Zi.

Partner: Rajoni i Greqisë Perëndimore, Drejtoria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Patras, Greqi

Partner: Instituti Ruder Boskoviç, Qendra për Kërkime Detare, Zagreb, Kroaci 

Partner: Agjensia Sllovene e Mjedisit, Zyra e Mjedisit, Ljubljana, Slloveni 

Partner i asociuar: Bashkia Durrës, Shqipëri.

Kohëzgjatja: 01/02/2018 – 30/06/2020