Konferenca e Kryetarëve është organ këshillimor dhe përbëhet nga kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit, kryetarët e grupeve të këshilltarëve, dhe kryetarët e komisioneve të përhershëm, dhe drejtohet nga Kryetari i Këshillit. 

Në Konferencën e Kryetarëve mund të ftohet të marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë.

Konferenca e Kryetarëve diskuton dhe miraton propozimet e Kryetarit të Këshillit për programin e punës, kalendarin vjetor të punimeve të Këshillit dhe të komisioneve të tij, buxhetin, planin vjetor të vendimmarrjes së këshillit, si dhe për çështje të zhvillimit të mbledhjeve të këshillit, për një periudhë një vjeçare, mbi bazën e propozimeve të kryetarit të këshillit, dhe kur kjo nuk realizohet, kryetari i këshillit i paraqet propozimet në mbledhjen e këshillit për shqyrtim e miratim, në përputhje me këtë rregullore.

Propozimet mund të vijnë me shkrim edhe nga Kryetari i Bashkisë, Kryesuesit e  Grupeve të Këshilltarëve, Kryetarët e Komisioneve të Këshillit, të përfaqësuesve të grupeve të interesit, kryetarëve të fshatrave dhe ndërmjetësve të këshillave komunitarë, deputetët, kryesuesit e organeve të tjera qeveritare.

Konferenca e kryetarëve mblidhet nga kryetari i këshillit, në raste kur kërkohet konsensus i këshilltarëve për ndërmarrjen e një veprimi të Këshillit apo në rast konfliktesh dhe mosmarrëveshjesh mes këshilltarëve.

Konferenca thirret nga Kryetari i Këshillit ose me kërkesën e një grupi këshilltarësh.

 

Nr.

EMËR MBIEMËR

POZICIONI

1

ANI DYRMISHI 

Kryetar i Këshillit Bashkiak

2

ZAMIRA MUSTAFARAJ 

Zv.Kryetare Këshillit Bashkiak

3

DORINA MILJA 

Sekretare Këshillit Bashkiak

4

ELIO JANI 

Kryetar i Grupit PS i Këshillit Bashkiak

Kryetar i Komisionit Strehimit dhe Shërbimeve Publike

5

ETLEVA VELÇANI 

Kryetare e Grupit Pavarur të Këshillit Bashkiak

Kryetare e Komisionit Zhvillimit Urban dhe Përdorimit të Tokës

6

ANA DHAMO 

Kryetare e Komisonit Mandateve

7

ALNEIDA RROSHI

Kryetare e Komisionit të Rregullores, Çështjeve Juridike

8

PAMELA BARDHAJ 

Kryetare e Komisionit Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave

9

AFRIM BAKAJ 

Kryetar i Komisionit Mbrojtjes Civile, Sigurisë Publike, Emergjencave Civile dhe Shëndetësisë

10

JOLANDA MUSTAFARAJ

Kryetare e Komisionit Kulturës, Arsimit, Rinisë, Sporteve, Komuniteteve Fetare dhe Titujve të Nderit

11

ALBAN RAMOHITAJ

Kryetar i Komisionit të Mardhënieve me Jashtë

 

12

MORENA BOJA

Kryetare e Komisionit Mjedisit dhe Trajtimit të Mbetjeve

 

13

KLEMENTINA MEÇI

Kryetare e Komisionit Barazisë Gjinore dhe Përfshirjes Sociale

14

ALFRED MULLARAJ 

Kryetar i Komisioni i Pronave Publike, Transportit dhe Trafikut Rrugor

15

AGIM KARAJ 

Kryetar i Komisionit të Politikave të Zhvillimit Ekonomik

16

ARTION BEQIRAJ 

Kryetar i Komisionit të Politikave të Zhvillimit të Turizmit

17

JULIANA OSMANI

Kryetare e Komisionit Etikës, Apelimeve, Konfliktit te Interesit, Peticioneve