Nisur nga interesimi i lartë që ka pasur nga komuniteti lokal i zonës turistike Plepa – Golem, në lidhje me Dëgjesën e parë publike mbi prezantimin e Projektit “Studim projektim i zones turistike Plepla – Golem Lot 2” të zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nga Bashkia Durrës do të organizohet një Dëgjese tjetër publike ditën e Hënë më datë 15.03.2021, ora 10:00, në ambjentet e Bamboo by Vila Belvedere.
Në këtë Dëgjesë publike janë të ftuar të marrin pjesë grupe të ndryshme të interesit si edhe qytetarë të zonës, për të bërë të mundur jo vetëm prezantimin dhe ndikimin e këtij projekti, por njëkohësisht edhe parashtrimin e problematikave të komunitetit në lidhje me investimin në këtë zone turistike.
Gjithashtu, në këtë Dëgjesë publike do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë të kompanisë konsulente si edhe përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Kjo Dëgjesë do të organizohet në përputhje të plotë me Protokollin e masave anti-COVID-19.
March 10, 2021