Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
1. Miratimin e fondit total prej 39 857 100 lekë për rikonstruksionin e rrugës ”Azem Hajdari”, fshati Xhafzotaj, njësia administrative Rrashbull, rindërtimin e kalimeve(tombino) të prishura nga përmbytjet, në njësinë administrative Katundi i Ri, rindërtimine kalimeve që do të prishen në kanalin e ujrave të larta dhe ndriçimi i rrugës ”Kristo Sotiri”, në njësinë administrative nr 4. bashkia Durrës.
2. Për miratimin e fondit prej 30 438 583 lekë me tvsh për përforcimin e terrenit nga rrëshqitja në zonat e njësive administrative nr. 2, nr. 4, Rrashbull dhe Ishëm.
3. Për miratimin e listës së parë paraprake të 60 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes dhe do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
4. Për përdorimin e fondit prej 16 300 268 lekë të alokuar nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave për funksionin e arsimit parashkollor.
5. Për miratimin e disa kundërvajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e bashkisë Durrës.
6. Për miratimin e listës së tretë të 76 subjekteve përfituese të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
7. Për miratimin e listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit që do të akordohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në favor të bashkisë Durrës.
8. Për përdorimin e fondit prej 926.449.664 lekë të përfituar në formën e transfertës së pakushtëzuar nga i fondi i rindërtimit i buxhetit 2021.
9. Për akordimin e ndihmës financirare për familjet e dëmtuara nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri dhe njësia administrative nr. 6, bashkia Durrës.
10. Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre (pallate) shkaktuar nga prishja e detyruar sipas ekspertizave të thelluara hartuar nga Instituti i Ndërtimit.
11. Për përdorimin e fondit prej 269.213.920 lekë të përfituar në formën e transfertës së pakushtëzuar nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit të vitit 2021.
12. Për detajimin e fondit prej 835.060.995 lekë të përfituar në formën e transfertës së pakushtëzuar nga nga fondi i rindërtimit i buxhetit të shtetit të vitit 2021.
March 31, 2021