Tourismed: Fondet e BE-së për të rritur turizmin e qëndrueshëm të peshkimit në zonën e Mesdheut (MEDITERRANEAN)

Modeli ‘bespoke’ i biznesit do të përfshijë peshkatarët për të zbatuar itineraret turistike në Itali, Spanjë, Greqi, Qipro, Shqipëri dhe në Francë, i cili do të promovohet nëpërmjet sesioneve trajnuese si dhe një platforme inovative online.

Bashkia Durrës në partneritet me Bashkinë e Trabias, Siçili – Itali, PRISM Promovimi Ndërkombëtar Siçili–Mondo (Itali), Promimpresa sh.p.k., Siçili (Itali), Delfi Partners&Co (Qipro), ΠΑΝΕΠΙΣΤΗΜΙΟ ΠΕΙΡΑΙΩΣ – Universiti i Pireut  (Greqi), Universiteti i Teknologjisë/Τεχνολογικό Πανεπιστήμιο Κύπρου (Qipro), Bashkia Durrës (Shqipëri), CCIFM – Dhoma Italiane e Tregëtisë për Francën, Marsejë (Francë), Petra Patrimonia CORSICA (Francë), Haliéus, Lazio (Itali), Feports-CV – Instituti Portual i Valencias për Studime dhe  Bashkëpunim (Spanjë), që në muajin janar të vitit 2017, është në fazën e zbatimit të Projektit TourisMed, projekt ky i cili financohet nga programi Interreg Med 2014-2020. Partneri kryesor përgjegjës për menaxhimin e projektit është Komuna e Trabias (Itali), ku do të zhvillohet një pjesë e testimit pilot të modelit të biznesit – i dedikuar për peshkatarët dhe operatorët e industrisë së turizmit. 

Partnerët nga vendet e BE-së janë bashkuar për zhvillimin, testimin dhe transferimin e një modeli biznesi të turizmit të peshkimit në territoret bregdetare të rajonit të Mesdheut si një mënyrë për të promovuar një qasje të qëndrueshme të turizmit, duke nxitur kështu ruajtjen e ekosistemit detar dhe të kulturës tradicionale të peshkimit.

Të gjitha këto vende ndajnë sfidën e përbashkët të gjetjes së zgjidhjeve të reja për shterimin gjithnjë e më shqetësues të burimeve detare, rënien e sektorit të peshkimit artizanal dhe ndikimet negative të turizmit si zhvendosjet sociale, humbja e trashëgimisë kulturore dhe degradimi ekologjik. Si përgjigje, objektivi i projektit është që të promovojë turizmin e peshkimit si një praktikë të qëndrueshme bregdetare dhe detare të turizmit në zonën e Mesdheut, me një buxhet total prej 2.1 milionë euro.

Projekti është prezantuar para publikut të gjërë edhe në media ditën e Premte më 10 mars 2017, në Trabia, Siçili, aty ku edhe do të zhvillohet një pjesë e testimit pilot. Gjatë prezantimit të projektit ishin të pranishëm shumë autoritete.

Më shumë informacion mbi këtë nismë mund të gjendet në faqen e internetit (websitin): www.interreg-med.eu\tourismed.