Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin shtator 2023.
Për miratimin e detajimit të fondeve të alokuara nga buxheti i shtetit për efekt te rritjes së pagave.
Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të aparatit të bashkisë së Durrësit.
Për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e institucioneve në varësi të bashkisë Durrës.
Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të policisë bashkiake Durrës.
Për miratimin e përdorimit të fondit të akorduar në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.506, datë 30.08.2023 “për një shtesë në vendimin nr.514, datë 18.09.2021, të këshillit të ministrave, “për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e portoromanos-kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e bashkisë Durrës si njësi zbatuese”, të ndryshuar.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 49, datë 31.05.2022, përsa i përket z. mehmet kasa, nr. 63, datë 17.03.2023, përsa i përket z. Gerald Sula, nr. 32, datë 26.03.2021, përsa i përket z. Anton Lleshi dhe z. Petrit Stafa, nr. 67, datë 17.03.2023, përsa i përket z. Leonard Nazifi.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Myshketa” pallati nr.30, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në aneksin 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 63, datë 17.03.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga”, pallati nr.130, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 32’950’500 lekë, për familjet e dëmtuara si pasojë e përmbytjes nga reshjet e shiut të datës 19.03.2018.
Për miratimin e krijimit të këshillit artistiko-kulturor dhe shpërblimin e anëtarëve të tij për periudhën 2023-2025.
Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar dhe përditësimin e të dhënave, të pronës me nr. 7, të listës paraprake, me emërtimin shkolla 9-vjeçare “Riza Shera”.
Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar dhe përditësimin e të dhënave, të pronës me nr. 1810, të listës së transferimit, me emërtimin “Befotrofi i vjetër”.