Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku ka marrë pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan 11 vendime të rendit të ditës ndërkohë që nuk u miratua vendimi për miratimin e propozimit të shoqërisë rajonale të Ujësjellës Kanalizime Durrës sha për planin e ri tarifor të furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujrave të ndotura për bashkinë Durrës. Këto janë vendimet që u miratuan në këtë mbledhje:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin tetor 2023.
Për miratimin e përdorimit të fondit prej 3’027’745 lekë akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për grantin e menjëhershëm, për familjet, që përfitojnë ulje të vlerës së kontratës.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr. 150, datë 22.12.2022, “mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2023”.
Për një ndryshim të vkb nr. 141, datë 28.09.2023 “për miratimin e nivelit të pagave për punonjësit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të bashkisë Durrës”.
Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 4’646’922 lekë, për familjet, që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre.
Për ngritjen dhe funksionimin e bordit artistik pranë qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Për mbështetjen financiare të nxënësve me arritje të shkëlqyera të bashkisë Durrës.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 36, datë 09.05.2022 përsa i përket z. Endëri Kuçi, nr. 31, datë 03.02.2023 përsa i përket z. Ilmi Tafa, nr. 62, datë 17.03.2023 përsa i përket znj. Enkelejda Gorgeja, nr. 61, datë 28.02.2023 përsa i përket z. Agim Sina, znj. Shpresa Sina dhe z. Ervin Sina, nr. 37, datë 09.05.2022 përsa i përket z. Besnik Çelpica, nr.30, datë 26.03.2021 përsa i përket znj. Zibush Mustafa, nr. 73, datë 20.07.2020 përsa i përket z. Ismet Gjuzi, nr. 30, datë 03.02.2023 përsa i përket z. Muharrem Dervishi.
Për miratimin e ndyshimit të vkb nr. 64, datë 07.07.2020, vkb nr. 70, datë 20.07.2020, vkb nr.55, datë 26.06.2020 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.
Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.58, datë 28.02.2023, “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pasuritë pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “projekt zbatimi për ndërtimin e shetitores së plazhit Durrës, nga ura e dajlanit deri në godinën e kovalishencës”, i ndryshuar.
Për miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare, të pronës me numer 374 të listës së transferimit, me emërtim “vendstrehim”, me vendodhje pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi”, që me VKM nr.536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
November 3, 2023