KËRKO

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako kryen homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në ditën e nderimit për të rënët për lirinë e Atdheut

Me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit të heronjve dhe dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka kryer homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë veteranë, deputetë, përfaqësues të institucioneve shtetërore e vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetarë të Durrësit. Në respekt të veprës heroike të këtyre dëshmorëve e heronjve kryebashkiakja Sako dhe të gjithë të pranishmit kanë vendosur kurora me lule në vendin ku ndodhen pllakat përkujtimore të të rënëve për liri. Kryebashkiakja Sako u shpreh se të gjithë përkulen me nderim përpara aktit heroik të atyre njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit: “Sot përkujtojmë vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e vendit. Shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për ta dhe familjet e tyre, gjithashtu edhe për familjet e ushtarakëve dhe të policëve të rënë në krye të detyrës gjatë këtyre viteve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!”