📢 NJOFTIM 📢

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se bulevardi “Epidamn” do të kthehet në një hapësirë pedonale nga 🗓️ 29 qershori deri në 15 shtator, prej orës ⏰ 19:00 – 23:00, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve por edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet. Duke patur parasysh që vitin e kaluar kjo nisëm u mirëprit nga qytetarët dhe bizneset këtë vit është menduar që të zgjatet më shumë afati kohor i ndalimit të mjeteve për arsye që të bëhet e mundur reduktimi më i madh i trafikut dhe krijimi i hapësirave për këmbësorët. Për këtë qëllim njoftojmë se:

 

❌🚗 Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn 📍 (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024, prej orës 19:00 – 23:00.

Për ti ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas planvendosjes, si më poshtë:

▶️ Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut)

▶️ Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve)

🔴 Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë orarit 19:00-23:00 nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024 si më poshtë :

a)​Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve

b)​Rruga “ Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje

c)​Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje

🔴 Ndalohet parkimi i automjeteve përgjatë gjithë ditës Rruga “Taulantia” në njërin krah të rrugës (segmenti nga karburant “Kastrati” –  kryqëzimi i shkollës Italiane) nga data 29.06.2024 deri më datë 15.09.2024

Shpresojmë në mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.