Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka pritur në një takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor bin Ali Al Dosari. Kryebashkiakja Sako e njohu fillimisht ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit. Në këtë takim u vu theksi gjithashtu rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si atë ekonomike, tregtare apo kulturore si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
October 17, 2024
Shikoni më shumë