Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës ku një nga pikat më të rëndësishme ishte miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe miratimi i programit buxhetor afatmesëm 2025-2027. Po kështu këshilltarët u njohën edhe me raportin lidhur me sezonin turistik për vitin 2024 në Durrës. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin dhjetor 2024.
Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2025.
Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm (PBA) për vitet 2026-2028 dhe buxhetit vjetor.
Për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2025 dhe programin buxhetor afatmesëm 2025-2027.
Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2024-2025.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e këshillit bashkiak nr.157, datë 18.10.2023, “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit, për pasuritë pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “rehabilitimi i infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë”, i ndryshuar.
Për shfuqizimin e vendimit të këshillit bashkiak nr.592, datë 11.03.2019 “për miratimin e emërimit të drejtorit të qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Për miratimin e përdorimit të transfertave të pakushtëzuara dhe sektoriale shtesë të alokuara në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 19.12.2024 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.97/2023 “për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.December 24, 2024
Shikoni më shumë