Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës si dhe u informuan këshilltarët nga qendra ekonomike e arsimit mbi proçedurën e daljes jashtë përdorimit- tjetërsimit të aktiveve të panevojshme. Ja vendimet që u miratuan:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Mars 2025.
Për miratimin e planit të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2025.
Për miratimin e normave të furnizimit me uniformë të punonjësve të policisë bashkiake.
Për dhënien e dakordësisë për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore nga fondi pyjor kombëtar, në zbatim të vendimit nr.37, datë 01.08.2023 të KKT-së “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin resort turistik Lura 5, faza 3, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës”.
Për miratimin e raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2024.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Prill 2025.
April 30, 2025