- Dekarbonizimin e territorit të bashkive nënshkruese të CoM (Konventës së Kryetarëve të Bashkive), duke kontibuar në mbajtjen e nivelit global të ngrohjes nën +2oC krahasuar me temeraturat e periudhës ‘para-industriale’, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit (COP 21) të vitit 2015;
- Territori i bashkisë të jetë më rezistent ndaj ndikimeve të dëmshme të ndryshimeve klimatike;
- Qasje universale në shërbimet të qëndrueshme dhe cilësore energjetike, me çmime të përballueshme, për të rritur sigurinë e furnizmit me energji dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
- Plotësimi i kuadrit ligjor, me anë të një plani veprimi lokal për energjinë e qëndrueshme dhe ndryshimet klimatike.
Klima e ardhshme nuk është e sigurt dhe ne kemi planifikuar një plan masash që do të pasqyrojnë klimën tonë në ndryshim. Plani i Veprimit për Energjinë e Qendrueshme dhe Klimën (SECAP) i Bashkisë Durrës përcakton veprimet e zbutjes dhe të përshtatjes për energjinë dhe ndryshimet e klimës, të cilat nevojiten të ndërmerren në nivelin e qeverisjes vendore, dhe të cilat i bashkohen veprimeve në nivelin e qeverisjes qendrore, duke kontribuar së bashku në përmbushjen e objektivave kombëtare për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës deri në vitin 2030. Ky plan është hartuar në periudhën 2023-2024 permes përfshirjes së një grupi të gjerë specialistësh vendore të sektorëve të ndryshëm, të ekspertëve kombëtare dhe me mbështetjen e GIZ. Plani përmban Inventarin Bazë të Emetimeve (BEI) për të përcaktuar dhe krahasuar ndikimin e aktiviteteve zbutëse dhe Vlerësimin e Riskut dhe Cenueshmërisë (RVA) të sektorëve përkatës të aktiviteteve ndaj ndryshimeve klimatike.
June 10, 2025