Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës ku pikat 4, 5, 6 dhe 7 u miratuan me disa ndryshime:
1. Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar të pronës, me emërtimin “Varreza”, bashkia Durrës, njësia administrative Rrashbull.
2. Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar të pronave të paluajtshme shtetërore tek bashkia Durrës, për njësinë administrative Manëz.
3. Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar të pronës, me emërtimin “Varreza”, bashkia Durrës, njësia administrative Katundi i Ri.
4. Për disa ndryshime në vendimet e këshillit bashkiak përsa i përket listave të përfituesve, banorë në banesat individuale, të cilët kanë përfituar nga programi i proçesit të rindërtimit të zonës së re për zhvillim, njësia administrative Durrës, sipas vendimit të këshillit të ministrave nr. 164, datë 19.2.2020, “për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative Durrës, bashkia Durrës, dhe caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese”.
5. Për disa ndryshime në vendimet e këshillit bashkiak të listës së përfituesve, banorë në pallatet e dëmtuara në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri si dhe njësitë administrative nr.3 dhe nr.4, bashkia Durrës, të cilët kanë përfituar nga programi i procesit të rindërtimit të zonës së re për zhvillim, sipas vendimit të këshillit të ministrave nr. 164, datë 19.2.2020, “për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative Durrës, bashkia Durrës, dhe caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese”.
6. Për miratimin e ndryshimit të vendimit nr. 30, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për pallatin nr.1032, rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “Kastrati”, rruga “Ramadan Veliu”, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” të ndryshuar, përsa i përket miratimit të sipërfaqeve shtesë.
7. Për miratimin e procedurës së shpërndarjes së subvencionimit për operatorët e shërbimit të transportit publik qytetas në bashkinë Durrës.
8. Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara ku do të ushtrohet veprimtaria si stacion plazhi, plazhet publike për vitin 2025, si dhe plotësimin e saj me elementët e nevojshëm lidhur me standartet e kërkuara nga aktet ligjore në fuqi.
9. Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit z.Ani Dyrmishi.
10. Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltares znj.Manjola Luku.
11. Për ndryshimin e pikës 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.166, datë 03.11.2023 “për ngritjen dhe funksionimin e bordit artistik pranë qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.
12. Për ndryshimin e pikës 1, të vkb-së nr.11, datë 30.04.2025 “për dhënien e dakordësisë për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore nga fondi pyjor kombëtar, në zbatim të vendimit nr.37, datë 01.08.2023 të KKT-së “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin resort turistik Lura 5, faza 3, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës”, për shkak të një gabimi material.
June 11, 2025