Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje u miratuan vendimet e rendit të ditës:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin qershor 2025.
Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2024.
Për miratimin e funksionimit të qendrës “Fuqizojmë Komunitetin” me mbështetjen nga programi i fondit social të buxhetit të shtetit për vitet 2025-2027 dhe buxheti i bashkisë Durrës.
Për miratimin për disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.110, dt.16.12.2024, “Për miratimin e vlerës së shpronësimit për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken apo zhvlerësohen nga realizimi i projektit të rijetëzimit të zonës arkeologjike “TID” Durrës, për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
June 23, 2025