Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës:
Për miratimin e një ndryshimi në vendimin e këshillit bashkiak nr. 61, datë 28.02.2023 përsa i përket znj. Jeta Çoadari.
Për miratimin e një shtese dhe disa ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 35, datë 03.02.2023 përsa i përket z. Ismail Spaho dhe z. Edmond Spaho, nr. 35, datë 09.05.2022 përsa i përket znj.Manjola Seferi, nr. 72, datë 20.07.2020 përsa i përket z. Sali Kurti.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 125, datë 27.07.2023 të këshillit bashkiak për miratimin për vënien në dispozicion të projektit, sipas VKM-së nr. 17, datë 18.01.2023, për zhvillimin e pronës me nr. pasurie 1/27, zona kadastrale 8513, e llojit “shesh”, me sip.19367.4 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/31, zona kadastrale 8513, e llojit “truall”, me sip.609.42 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/33, zona kadastrale 8513, e llojit “shesh”, me sip. 2125.51 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/168, zona kadastrale 8513, e llojit “truall”, me sip. 7518.84 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/162, zona kadastrale 8513, e llojit “terren sportiv”, me sip. 2946.04 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/159, zona kadastrale 8513, e llojit “terren sportiv”, me sip. 7105.83 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/34, zona kadastrale 8513, e llojit “shesh”, me sip. 1703.31 m2 ; të pronës me nr. pasurie 1/32, zona kadastrale 8513, e llojit “terren sportiv”, me sip. 24827.4 m2 ; në pronësi të bashkisë Durrës dhe miratimin e marrëveshjes për zhvillimin e projektit të zonës multifunksionale përrreth komplesit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, përfshirë stadiumin, e lidhur midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkisë Durrës, Agjencisë së Planifikimit të Territorit (akpt) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).
Për dhënien e miratimit të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis bashkisë Durrës dhe Spitalla Solar shpk me qëllim transferimin e të drejtës së përdorimit të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, kësaj shoqërie në funksion të ndërtimit të parkut fotovoltaik të Spitallës me një kapacitet prej 100 megavat energji.
July 3, 2025