Bashkia Durrës, më datë 10.07.2025 ora 10.30, në ambientet e saj, organizon konsultën e parë me publikun si pjesë përbërëse e Proçedurës së Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin Vendor te Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve (PVMIM). i cili është një dokument planifikimi strategjik, që mundëson zbatimin e politikave kombëtare për menaxhimin e mbetjeve në nivel vendor.
Projekti synon të fuqizojë Bashkinë Durrës në mbrojtjen efektive të mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve urbane, përmes zbatimit të metodave inovative dhe përfshirjes aktive të aktorëve lokal, siç përcaktohen në Dokumentin e Politikave Strategjike të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2022-2035 dhe politikave kombëtare për mjedisin.
Dëgjesë publike mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin Lokal të Memaxhimit të Mbetjeve.
July 4, 2025