Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një takim me ambasadoren japoneze në vendin tonë, Kikuko Kato. Kryebashkiakja Sako ka biseduar me ambasadoren japoneze Kato për një sërë temash lidhur me bashkëpunimin konkret midis dy vendeve. Kryebashkiakja Sako e ka  njohur ambasadoren japoneze me historinë dhe resurset që ofron qyteti i Durrësit përsa i përket veçanërisht sektorit ekonomik dhe atij të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit. Po kështu u diksutua edhe mbi thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.