Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës:

Për miratimin e disa shtesave të vendimit të këshillit bashkiak nr. 63, datë 17.03.2023, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.130, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i ndryshuar.
Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 99, datë 30.03.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Katund i Ri, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 37, datë 09.05.2022, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, pallati nr.32 rruga “Hysen Kërtusha”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e disa shtesave të vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga “Lura”, pallatet nr.1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” i ndryshuar.
Për miratimin e një ndryshimi në vendimin e këshillit bashkiak nr. 16, datë 21.05.2025 përsa i përket z. Ilia Traja dhe znj. Merita Traja.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Myshketa”, pallati nr. 25.1, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 5, 6, Sukth, Manëz, Ishëm, Rrashbull dhe Katund i Ri bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së trembëdhjetë paraprake të 48 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
Për miratimin e planit të veprimit të qëndrueshëm për energjinë dhe klimën (SECAP) të bashkisë Durrës 2030.
Për miratimin e përdorimit të fondit prej 1581683 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e një e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre) lekë të parafinancuara nga projekti Terrain, programi Interreg Ipa Adrion (2021-2027).
Për miratimin e një ndryshimi në vendimin e këshillit bashkiak nr. 16, datë 21.05.2025 përsa i përket znj. Dajana Lumi, z. Lirim Murrja dhe z. Mentor Muja.
Për miratimin e listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit, që do të akordohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në favor të bashkisë Durrës për subvencionimin e qirasë për vitin 2025.
Për miratimin e listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e grantit të menjëhershëm, që do të akordohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në favor të bashkisë Durrës për familjet, që përfitojnë ulje të vlerës së kontratës për vitin 2025.
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Korrik 2025.
Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr. 25, datë 03.02.2023, vkb-së nr. 85, datë 29.07.2024, vkb-së nr. 190, datë 22.12.2023 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese, të cilët do përfitojnë si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 166, datë 23.12.2021, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese, të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall dhe kalimin në një program tjetër.
Për miratimin e ndryshimit të vkb nr.119, datë 27.10.2022, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese për riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.