Bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak po zhvillon Dëgjesat Publike për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026-2028, të fokusuar në katër programe kryesore:
• Infrastruktura Rrugore dhe Investimet Publike
• Shërbimet Sociale
• Investimet në Arsimin Parashkollor dhe Parauniversitar
• Paketa Fiskale
Në kuadër të zbatimit të Kalendarit të Degjesave Publike për buxhetin vjetor 2025 dhe të Programit Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, si dhe sipas parimeve të “Transparencës Publike”, filluan dëgjesat publike në përputhje me Ligjin Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.
Nënkryetarët e Bashkisë së Durrësit, Elio Jani dhe Egert Hoxha, kanë zhvilluar Dëgjesat Publike me banorët e Njësive Administrative Manëz dhe Ishëm, për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.
Në këtë takim u zhvilluan 4 dëgjesa publike mbi 4 programet buxhetore:
– Programi i Infrastruktures Rrugore dhe Investimet Publike per PBA 2026-2028
– Programi i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
– Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
– Paketa Fiskale
Në degjesa morën pjesë përfaqësues të komunitetit, institucioneve arsimore, OSHE, Emergjencës Civile, UKD dhe OJF-ve që operojnë në këto Njësi Administrative.
Takimin e hapi nënkryetari i bashkiaë Elio Jani, i cili gjatë fjalës së tij prezantoi investimet e realizuara gjatë vitit 2025, duke përfshirë investimet në infrastrukturë rrugore dhe arsimore.
Më pas, degjesa vazhdoi me prezantimet e drejtorëve të drejtorive dhe përfaqësuesëve përkatës për katër programet buxhetore të PBA 2026-2028. Disa nga objektivat kryesore për periudhën 2026-2028 përfshijnë:
• Shkolla Mesme Bashkuar “Rexhep Mezini“, NJA Ishëm/Perfundon ne Tetor 2025
• Rikonstruksion i Njesise Administrative Ishem
• Ndërtimin e markatës për tregtimin e produkteve bujqësore në Manëz
• Rikonstruksion Gjimnazit ‶Manez″
• Rikonstruksion i Rrugës Gjimnazi Manëz
• Rikonstruksionin dhe rindërtimin e qëndrave shëndetësore
• Krijimin e hapësirave publike dhe këndeve të lojërave për fëmijët
• Shtrimin e disa rrugëve, përfshirë Borces, Hoxhëve,Vora, Kodrashi dhe Ferhati, si prioritete për vitet e ardhshme
Pas prezantimeve, banorët dhe të pranishmit diskutuan rreth prioriteteve të identifikuara, duke dhënë mendime, duke parashtruar ankesa dhe sugjerime për përmirësimin e shërbimeve dhe investimeve në komunitet.
September 29, 2025