Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të programit buxhetor afat mesëm 2026-2028, bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan Dëgjesën Publike në Njësitë Administrative Nr.4 dhe Nr.6, për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.
– Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike për PBA 2026-2028
– Programi i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
– Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
– Paketa Fiskale 2026
Dëgjesa Publike u drejtua nga Nënkryetarët e Bashkisë, Elio Jani dhe Egert Hoxha, si dhe nga përfaqësues të programeve buxhetore.
Takimin e hapi Nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani, i cili theksoi:
“Sot zhvillojmë dëgjesën publike për buxhetin e vitit 2025 dhe PBA 2026-2028 për Njësinë Administrative Nr. 4 dhe Nr.6. Do të paraqesim një panoramë të investimeve të realizuara në këtë njësi, si dhe projektet e reja që do të zbatohen në harkun kohor 2026-2028. Në përfundim të prezantimit të katër programeve, do të kemi mundësi të bashkëbisedojmë me qytetarët për të dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.”
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2026-2028, të cilët u prezantuan nga përfaqësuesët e Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.
U prezantuan objektivat për investimet në infrastrukturë rrugore në Projekt Buxhetin e vitit 2026-2028:
• “PARKU URBAN” Spitallë konsiston në mbylljen e kanalit të ujërave të larta në zonën e Spitallës (1300 ml) dhe shndërrimin e zonës në një ‘Park Urban linear’ (3-4 ha) ku do të krijohet një kurorë e gjelbër me mbjelljen e pemëve, do të ndërtohen fusha sportive, kënde lojërash për fëmijë si edhe hapësira rekreative për të gjitha grup-moshat.
• Rikonstruksioni i Shkollës “Met Hasa”,
• Rikonstruksioni i Nj.A. Nr.4,
• Rikonstruksioni i Rrugës “Llogara”, Spitalle,
• Rehabilitim i Kanalit të Ujërave të Larta Spitallë – Porto Romano.
Në përfundim të prezantimeve, banorët dhe të pranishmit në sallë morën fjalën, duke diskutuar mbi prioritetet e paraqitura dhe duke dhënë mendimet, kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
October 2, 2025