Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të programit buxhetor afat mesëm 2026-2028, bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan Dëgjesën Publike në Njësitë Administrative Rrashbull, për tre programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.

– Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike për PBA 2026-2028
– Programi i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
– Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
– Paketa Fiskale

Dëgjesa Publike u zhvillua në njësinë administrative Rrashbull. Kjo Dëgjesë u drejtua nga Nënkryetarët e Bashkisë, Elio Jani dhe Egert Hoxha, si dhe nga përfaqësues të programeve buxhetore.
Takimin e hapi nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani i cili tha:

“Jemi në ditën e pestë të zhvillimit të dëgjesave publike për buxhetin e vitit 2025 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2026-2028. Gjatë këtij takimi do të paraqitet një panoramë e investimeve të realizuara në Njësinë Administrative Rrashbull, si dhe projektet e reja që parashikohet të zbatohen në periudhën 2026-2028. Në përfundim të prezantimit të tre programeve, do të zhvillohet një bashkëbisedim me ju për të dëgjuar mendimet, kërkesat dhe sugjerimet tuaja”.

Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2026-2028, të cilët u prezantuan nga përfaqësuesit e Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.

U prezantuan objektivat për investimet në infrastrukturë rrugore në Projekt Buxhetin e vitit 2026-2028 si më poshtë:
• Rikonstruksion i Njësisë Administrative Rashbull,
• Rikonstruksion Rruga “Hoxheve“ Njesia Administrative Rrashbull, Arapaj
• Rikonstruksion Rruga “Shaliante” ,Shenvlash,Rrashbull
• Sistemim K.U.B Në Rrugën “Eqerem Çabej”,Arapaj
• Përmirësimi i Infrastrukturës së Varrezave
• Pastrimi i Kanaleve prej 10’470ml

Pas prezantimit të këtyre programeve, fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë, të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.