Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të programit buxhetor afat mesëm 2026-2028, bashkia e Durrësit dhe këshilli bashkiak zhvilluan Dëgjesën Publike në Njësitë Administrative Nr.1, 2, 3, për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.
• Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike për PBA 2026-2028
• Programi i Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
• Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
• Paketa Fiskale 2026
Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Egert Hoxha, banorë të kësaj njësie si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Takimin e hapi nënkryetari i Bashkisë, Elio Jani. Në fjalën e tij ai tha:
Përshëndetje të gjithëve. Sot jemi në ditën e fundit të realizimit të dëgjesave publike për buxhetin e vitit 2025 dhe PBA 2025-2027 për Njësinë Administrative Nr.1,2,3 ku do tju prezantojmë investimet që janë bërë në këto njësi, gjithashtu do tju prezantojmë dhe projektet e reja që do të zbatohen përgjatë harkut kohor 2026-2028. Në fund të prezantimit të katër programeve nga përfaqësuesit e drejtorive, do të bashkëbisedojmë për të dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet tuaja.
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2026-2028, të cilët u prezantuan nga Drejtorët e Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.
U prezantuan objektivat për investimet në infrastrukturë rrugore në Projekt Buxhetin e vitit 2026-2028 si më poshtë:
• Rikonstruksion i Njësisë Administrative Nr.1
• Gjimanzi “Gjergj Kastrioti” dhe Siti Arkeologjik
• Rindertimi i Banesave Individuale në Rrugën “Dalip Peza”
• Fusha Sportive e Shkollës “Bernardina Qeraxhi”
• Plani i Detyruar Vendor për Zonën e Dëmtuar Pikësore, për 1 banesë kolektive me Nr.32, Rruga “Teodor Rupi”
• Rikonstruksion i Rrugës “Kasem Durrsi”
• Rikonstruksion i Rrugës “Aleksandër Goga”
• Sistemim K.U.B. në Rrugën Taulantia, Lagjia Nr. 1
• Riforcimin e pallateve nga demtimi i tërmetit:
1. Pallati Nr. 16, rruga “Jahja Ballhysa, lagjja nr. 17, me kod gis 3102, Durrës
2. Pallatin Nr. 18 (901), rruga “Kristo Sotiri”, lagjja nr. 18, kod gis, 22378, Durrës
3. Pallati nr. 27, rruga “Dalip Peza”, lagjja nr. 17, kod gis 1484/1, Durrës
4. Pallati nr. 52, rruga “Hysen Kërtusha”, kod gis 23005, Bashkia Durrës
5. Pallati nr. 103, rruga “Aleksandër Goga”, lagjja nr.9, kod gis 24935, Bashkia Durrës
6. Pallati nr. 196, rruga “Pavarsia”, kod gis 5513, Bashkia Durrës
7. Pallati “Mustafa Pash Bushati”, rruga “Bajram Tusha”, lagjja nr. 14, kod gis 4911, Bashkia Durrës.
Pas prezantimit të këtyre programeve, fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë, të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
October 6, 2025