Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje u miratuan vendimet e rendit të ditës:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Nëntor 2025.
Për miratimin e përdorimit të fondit të alokuar nga buxheti i shtetit në zbatim të vkm nr. 483, datë 02.09.2025, “për dhënie shpërblimi personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2025”.
Për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën Janar – Dhjetor 2026.
December 4, 2025


