Albadapt – Programi për një Zhvillim Urban Rezistent ndaj Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri

Programi për një Zhvillim Urban Rezistent ndaj Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri, i financuar nga Fondi i Gjelbër për Klimën (GCF) dhe qeveritë e Shqipërisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, zbatuar nga GIZ dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit u organizua takimi në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe me ekspertët e MetroPOLIS & Co-PLAN. Nga ky program do te perfitohen dokumenta stategjike per Bashkine Durres.

Hartimi i dokumentave strategjikë vendor të vlerësimit të riskut ndaj fatkeqësive, strategjisë së zvogëlimit të riskut dhe planit të emergjencave civile, janë dokumenta themelorë bazë për planifikimin e masave konkrete në drejtim të parandalimit, parapërgatitjes dhe përgjigjes në kohë ndaj fenomeneve natyrore. Me mbështetjen e GIZ Shqipëri, startuam procesin e hartimit të këtyre dokumentave, si pjese e një nisme ku janë përfshirë 12 njësi të qeverisjes vendore të qarkut Durrës dhe Vlorë.

Procesi do të jetë gjithëpërfshirës me palët e interesuara lokale për të siguruar krijimin e një standardi bashkiak dhe ndërtimin e kapaciteteve përfshirë komunitetet, e sidomos grupet e cënueshme. Rol të rëndësishëm në këtë proces merr Komiteti i Mbrojtjes Civile në nivel bashkie si pjesë e grupit të punës për hartimin e dokumentave të zvogëlimit të riskut.

Të tre dokumentet do të përpilohen në përputhje me Ligjin 45/2019 ‘Për Mbrojtjen Civile’, dokumentin e Vlerësimit Kombëtar të Riskut, Strategjisë Kombëtare të Zvoglimit të Riskut dhe Planit Kombëtar të Emergjencave, hartuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ku Qarku i Durrësit identifikohet si një nga zonat prioritare për shkak të ekspozimit të tij të lartë ndaj fatkeqësive natyrore.