Njoftim për dëgjesë publike datë 25.09.2025, ora 11:00

Permbledhja Jo Teknike VNM Spitalla Solar – Degjesa publike

Njoftim për dëgjesë publike datë 25.09.2025, ora 11:00- Spitalla Solar sh.p.k ka si qëllim ndërtimin dhe operimin e Impiantit Fotovoltaik Spitallë, i cili synon prodhimin e  energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Në zbatim të  VKM-së Nr. 247, datë 30.04.2014, “ Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore” të ndryshuar, ju njoftojmë se me datë 25.09.2025, ora 11:00, në mjediset e Universitetit ‘’Aleksandër Moisiu’’, Durrës, Kampusi i Ri Universitar; rruga Miqësia, Spitallë, Durrës, do të zhvillohet dëgjesa me publikun.