Në vijim të punës pesevjecare dhe eksperiencës së akumuluar tashmë, kam kënaqësinë të prezantoj projektin e të ardhurave dhe shpenzimeve të Qytetit të Durrësit për vitin 2012 . Puna e disa muajve për të përcaktuar ndërhyrjet në qytet ka filluar me vlerësimin e nevojave , por edhe të pritshmërise së komunitetit përsa i takon prioriteteve për të përmirësuar cilësinë e jetes së qytetarëve. Pavarësisht përballjes me një reduktim të ndjeshëm të të ardhurave të Qytetit të Durrësit , vazhojmë me të njejtën ambicje të jetësimit të prioriteteve sipas të njëjtës përqasje atë të buxhetimit me pjesmarrje, i cili eshte bere nje model qe vjen e permiresohet nga viti ne vit .

Këndvështrimi qytetar i shprehur në formën e opinioneve apo perceptimeve për vitin 2011 apo nëpërmjet të gjithë formave apo mekanizmave te tjerë të thithjes së këtij mendimi na orientuan në hartimin e këtij projekt buxheti për vitin në vijim , profili i të cilit jepet si më poshtë:

 – Përafrim i mëtejshëm i kapaciteteve tona planifikuese dhe menaxhuese në drejtim të investimeve në punë publike i kordinuar jovetëm me pritshmërinë në rritje te komunitetit , por edhe me politikat e zhvillimit të qytetit sipas një kuadri të integruar politikash të rregullimit të territorit ;

 – Vazhdimin e përmirësimit të ndjeshëm të infrastrukturës rrugore

 – Perdorim të mjeteve alternative të financimit me kredi për projektet e Banesave Sociale me qera.

 – Bashkefinancimin ne projekte ne kuader te bashkepunimit nderkufitar te programit te paraaderimit ne BE .

 – Vijimin e investimeve për shtimin sasior dhe cilësor të hapësirave të gjelbërta , si dhe përmirësimin e shërbimeve të tjera publike , që ndikojnë pozitivisht për një rritje cilësore të jetës në qytet.

 – Vijohet me një kontribut në rritje të shpenzimeve për shërbimet sociale , duke synuar një rritje cilësore dhe sasiore të tyre , por edhe në zgjerim shërbimesh.

 – Vijohet me një rritje progresive të shpenzimeve në mirëmbajtjen e infrastrukturës së qytetit, kryesisht për rrugët e ndërtuara , objektetet arsimore , si dhe shërbimet e tjera publike.

 – Plani i investimeve kapitale vazhdon me një shpërndarje ekualizuese drejt zonave informale dhe atyre në nevojë , përkundrejt atyre formale dhe kontribuese në buxhetin e bashkisë , duke i dhënë një natyrë sociale rishpërndarjes së kontributeve të komunitetit.

 – Prezantimi i buxhetit me programe sektoriale dhe prioritare të mbështetura në kostot reale, ku përcaktohen qartë objektivat për çdo sektor si dhe raporti produkt/rezultat.

Duke e mbyllur do t’ju ftoja ta miratojme te gjithe se bashku kete projekt ‐buxhet si nje pergjigje qytetare dhe pergjegjshmeri politike te votuesve tane per te ofruar sherbimet publike dhe percaktuar politikat e zhvillimit te qytetit tone.

Shkarko dokumentin e plote te Buxhetit 2012