Në kuadër të projektit I.P.A. Adriatic ‘’AdriMOB’’ – Sustainable coast MOBility in the ADRIatic area(Lëvishmëria e qëndrueshme në brigjet e detit Adriatik), ku Bashkia Durrës është një nga partnerët, jemi të interesuar të kontaktojmë me agjensitë e transportit detar dhe agjensitë turistike që operojnë në Durrës. Kjo me qëllimin e bashkëpunimit dypalësh për realizimin e objektivave të projektit, për pjesëmarrjen në aktivitete të organizuara nga Bashkia Durrës dhe partnerët europianë të projektit në lidhje me lëvizshmërinë e qëndrueshme në brigjet e detit Adriatikut apo/dhe për të komunikuar dhe shkëmbyer ide e të reja në lidhje me nismat europiane në fushën e transportit të detar të qëndrueshëm, duke mundësuar kështu krijimin e lidhjeve me agjensi transporti të tjera përgjatë bregut të Adriatikut.

Ftojmë agjensitë e transportit detar si dhe agjensitë turistike që operojnë në Durrës të na kontaktojnë në adresën e e-mailit të projektit adrimob.durres@gmail.com , duke na dërguar kontaktet e tyre (emrat e personit/personave të kontaktit+e-mail+nr.tel.+adresën e zyrës) dhe link-un e faqes web (nqs.keni).

Për më shumë rreth projektit AdriMOB:

Shkarko dokumentin zyrtar ne format pdf