Projekti ADRIACOLD thirrjet e dyta ,është projekt I programit IPA Adriatic Cross Border Cooperation 2007-2013, nën prioritetin 2 masa 2.4: Kursimi I energjisë dhe Burimet e Energjisë së Rinovueshme.
Projekti ADRIACOLD partner lider ka Konsorciumin e  Parkut Shkencor AREA në Trieste, Itali . Buxheti total I të gjithë partnerëve të financuar nga Programi IPA është 2.636.000 Euro.Bashkia Durrës ka një buxhet prej 110.000 Euro ku 85% financohet nga IPA dhe 15% nga Bashkia:

Partnerët e Projektit janë
1.    AREA Konsorciumi i parkut shkencor (Trieste – Itali) – Partneri udheheqës
2.    CORTEA (OJF) (Trieste – Itali)
3.    Provinca e Riminit,Itali
4.    ENEA Agjencia kombëtare për teknologjitë e reja,energjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik  (Rome-Itali).
5.    Agjencia lokale energjitike GOLEA (Nova Gorica – Slloveni)
6.    Instituti “Jozef Stefan  (Lubjanë – Slloveni)
7.    Bashkia e Piranit (Slloveni )
8.    Universiteti i Zagrebit (Kroaci)
9.    Agjencia rajonale për energjinë REA (Fiume – Kroaci)
10.    Bashkia e Dubrovnikut ( Kroaci)
11.    Insituti i Ekonomisë  (Banja Luka – Bosnje & Hercegovinë)

Përshkrimi

Projekti ADRIACOLD ka për qëllim përhapjen e teknologjive Ftohëse  dhe Freskuese  duke përdorur si burim  energjinë diellore. Ky është një projekt europian që synon promovimin e sistemeve ftohëse,e arrirë kjo  prej ngrohjes të prodhuar nga panelet diellorë , duke zvogëluar përdorimin e energjisë elektrike për ajër të kondicionuar . Adriacold pra studion,ose merret   me zbatimet praktike të teknologjive diellore të  ftohjes në mënyrë që të lehtësojnë përdorimin e tyre , të shpërndajë njohuritë dhe të demonstrojnë përfitimet e tyre , si ekonomike dhe mjedisore Pas një faze të analizës dhe studimit të nevojave të kondicionimit termik dhe identifikimit të teknologjive më efektive dhe të përshtatshme ,projekti përfshin një fazë  testimi në të cilën  do të instalohen  6  impiante  pilot në vendet partnere .  Do të kalohet kështu  në një fazë të monitorimit dhe verifikimit të performancës së impianteve , për ta përfunduar  më vone me mbledhjen e të dhënave dhe hartimin e udhëzimeve të këtyre teknologjive, për tu aplikuar më pas në vende dhe struktura të tjera  , me  kushte të njëjta ose të ndryshme gjeografike .Projekti ka filluar në tetor 2012 dhe do të zgjasë për 3 vjet.

Destinacionet e projektit janë :

  • Ndërtesat publike dhe qytetare;
  • Prodhues të kondicionerëve ambjentalë
  • Operatorët turistikë ,bujqësore e agro-industriale

Ky projekt perbehet nga 6 Paketa Pune (WP):

Wp1: Menaxhimi Ndërkufitar dhe Koordinimi i projektit.
Act 1.1 (Aksioni1) Aktiviteti ka të bëjë me çështjet e menaxhimit të projektit, të koordinimit dhe komunikimit. Zhvillimi i projektit do të bazohet në standardet e menaxhimit të projektit, buxhetin e detajuar të (ëp) aktiviteteve dhe ndarje të qartë të përgjegjësive midis partnerëve. Kjo metodologji do të sigurojë një monitorim efikas të progresit dhe të burimeve të projektit.
Aktivitetet qe përmban kjo ËP janë:
1-kontrolli i progresit të punës dhe ndarjes së buxhetit
2-përditësimi i planit të punës.
Act 1.2.Ky aktivitet është i lidhur me sigurimin për IPA Joint Technichal Secretariat (JTS) me raportet e kërkuara periodike të progresit.
Raportet e tilla (Nr. 5 në total) do të organizohen nga LB në bashkëpunim me të gjithë partnerët e projektit, duke marrë në konsideratë rregullat e raportimit të përcaktuara nga programi IPA. Partneri Udheheqës është përgjegjës për të siguruar qëndrueshmërinë dhe cilësinë e raporteve periodike. Në këtë drejtim, Partneri Udheheqës do t’i japë partnerëve udhëzime operative dhe sqarime përkatëse.
Act 1.3 . Mbledhjet e Komitetit Drejtues të projektit organizohen nga LB (Lead beneficary) dhe pritet të kenë pjesëmarrjen e të paktës një delegat për partner të projektit. Takimi i parë i SC (Steering Commetee) do të jetë dhe takimi I fillimit të projektit.
Pjesëmarrja ,takimi dhe konkluzionet kryesore regjistrohen në listën e frekuentimit dhe pasqyrohen në raportin përkatëse të hartuar nga LB. SC mblidhet zakonisht çdo gjashtë muaj (ose më shpesh vetëm nëse e nevojshme). Komiteti drejtues I projektit vepron sipas rregullave të veçanta që miratohen në fillim të projektit.

Wp2: Zhvillimi i planit te komunikimit.
Act 2.1Ky aktivitet, ka si drejtues partnerin udheheqës, ai do të përpunojë një strategji të qartë që do të përdoret për të komunikuar dhe të përhapur përvojat dhe informatat e arritura gjatë zhvillimit të projektit.Shpërndarja e rezultateve do të bëhet në gjithë zonën e projektit, dhe zgjerimi i saj do të lehtësohet nga karakteristikat e partnerëve të përfshirë në projekt (aftësitë, lidhjet ndërkombëtare, pozita gjeografike). Prandaj, në këtë fazë qëllimi është për të përpunuar objektivat kryesore të aktiviteteve të shpërndarjes dhe të komunikimit.
Act 2.2.Ky aktivitet përfshin përkufizimin e një immage e thënë ndryshe një pakete grafike koordinuese, për të krijuar një logo dhe tregues të tjerë grafike që do të identifikojnë projektin.
Act 2.3. Qëllimi i këtij aktiviteti është të hartojë faqen e internetit të projektit në mënyrë që të promovojë edhe përmes internetit, qëllimet e projektit Adriacold dhe informacionin përkatës që do të mblidhen gjatë zhvillimit të projektit si dhe pas përfundimit të saj. Këto veprime gjithashtu përfshijnë hartimin e një plani mirëmbajtje dhe një përditësim të vazhdueshëm të informatave në sajë të kontributeve të partnerëve. Aktiviteti 2.3 është ngushtësisht i lidhur me aktivitetin 2.1  për të koordinuar imazhin grafik.
Act2.4. Ky aktivitet ka të bëjë me zbatimin operacional të veprimeve të përfshira në komunikim dhe strategjinë e shpërndarjes të përshkruar në aktivitetin 2.1, me të gjithë partnerët dhe shoqërinë. Pika kyçe e këtij veprimi është që të promovojë qëllimet kryesore të projektit dhe për të vendosur një komunikim të mirë dhe marrëdhënie midis partnerëve dhe përdoruesve potencial. Ky objektiv do të mbeshtetet me disa konferenca për shtyp, pjesëmarrjen si folës aktive në seminare teknike dhe gjithashtu me mbështetjen e mjeteve informative që do të nevojiten (p.sh. fletepalosje, postera, …).
Act 2.5. Ky aktivitet i dedikohet organizimit të punëtorive (nr.6 në) total në rajonet ku janë instaluar impiantet pilote, me qëllim për të paraqitur rezultatet e ketyre impianteve demonstrative që përfshijnë palët e interesuara, shoqata dhe përfaqësues të ekonomisë lokale dhe Institucionit kulturor; pas këtyre, ngjarja finale do të organizohet nga LB për të paraqitur rezultatet e projektit të përgjithshëm Adriacold.

Wp3: Analiza për nevojat për ftohje.
Act 3.1. Veprimtaria konsiston në hartimin e një metodologjie të unifikuar të të dhënave,mbledhjen në mënyrë për të marrë të dhënat për ftohje,nevojat për energji në rajone të programit të IPA të partnerëve që marrin pjesë në projekt :Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria.
Act 3.2. Veprimtaria konsiston në mbledhjen e të dhënave të referuara ftohjes dhe nevojat për energji brenda sektorëve publikë, bujqësore, turistikë dhe të industrisë të partnerëve pjesëmarrës. Të dhënat do të mblidhen nga zyrat publike të cilat merren me planifikimin lokal energjik (bashkitë, provinca, rajone). Meqënëse të dhënat nuk janë gjithmonë në dispozicion, një analizë bazuar në të dhënat në periudhën në fjalë, të konsumit të energjisë të objekteve publike dhe private, do të kryhet nëpërmjet realizimit dhe dorëzimit të një pyetësori të veçantë me mbështetjen e organizatave profesionale. Të dhënat do të jetë të lidhura edhe me karakteristika e faqes. Pastaj do të behet një analizë e të dhënave dhe përpunimi i raporteve për të paraqitur të dhënat e marra.
Act 3.3. Aktiviteti përfshin përpunimin e një raporti përfundimtar të energjisë për ftohje që do ti shpërndahet të gjithë partnerëve të projektit Adriacold.
Act 3.4. Ky aktivitet përqendrohet në përpunimin e një metodologjie të përbashkët që do të përdoret për një studim të detajuar të energjisë në objektet pilot ku do të instalohet ftohja diellore. Ndërtesat e përfshira, dhe si pasojë përdoruesit e mundshëm të ngjashem , do të klasifikohen në: Metra kub, konsumin e energjisë dhe shpërndarjen e tyre në një periudhë kohe të caktuar. Strukturat më të përshtatshme  të grupeve të përmendura më lart do të identifikohen dhe rezultatet do të krahasohen në mënyrë që të nxjerrë në pah të mirat mirat që sjell kjo teknologji nëpërmjet instalimit ne objektet pilot. Duke synuar kështu zgjerimin e tregut për kërkesën për ftohje diellore.
Act 3.5. Në këtë aktivitet, do të behet një analizë e detajuar e energjisë në gjashtë strukturat pilote ku do të instalohen aparaturat për ftohje. Aspektet që do të analizohen janë: karakteristika fizike dhe mjedisore të ndërtesës, zbulimin e karakteristikës strukturor të objekteve në mënyrë që të identifikojnë nivelin e izolimit dhe humbjes termike, mbledhja e të dhënave mujore të energjisë elektrike dhe të konsumit  termik për të llogaritur madhësinë e paisjes që do të instalohet.

Wp4: Instalimi i impianteve ftohëse demostruese.
            Act 4.1. Fillimi I procedurave të instalimit, detaje teknike
    Act 4.2. Mënyra e tenderimit të paisjeve të nevojshme
     Act 4.3. Detajet e instalimit si do procedohet
    Act 4.4. Monitorimi I paisjeve gjatë instalimit

Wp5: Monitorimi dhe te dhenat e studimit.
     Act 5.1. Veprimtaria konsiston në zhvillimin dhe testimin e një metode të mbledhjes së të dhënave, dhe analizon të gjitha të dhënat në lidhje me instalimin e procesit të ftohjes së Në veçanti, metodologjia do të jetë e përshtatshme për të mbledhur të dhëna të dobishme për të vlerësuar komponentët e sistemit të ftohjes diellore.
    Act 5.2. Ky aktivitet konsiston fillimisht në dy veprime kryesore: I pari në mbledhjen e të dhënave nga të gjitha sistemet e instaluara, kurse i dyti, në monitorimin e instalimeve , mënyra se sis to punojnë; Kjo pastaj do të të ndiqet nga një analizë e të dhënave, dhe pregatitjen e raporteve për te dhënat e marra. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet nxjerrjes së të dhënave rreth energjisë diellore , konvertimit energjik të paneleve diellorë, dhe normën e shfrytëzimit të energjisë për ftohje. Veprimtaria e menaxhimit të objektit dhe monitorimin të performancës do të vazhdojë deri në verë 2014.
    Act 5.3. Aktiviteti përfshin hartimin e një raporti mbi të dhënat e mbledhura (në raundin e matjeve të para), së bashku me raportin e analizës dhe vlerësimit të shfaqjeve të punës të sistemeve të instaluara të ftohjes diellore ne 6 impiantet pilot. Të dhënat eksperimentale do të klasifikohen dhe  do të krahasohen lidhjet midis energjisë efektive të prodhuar dhe të konsumuar në mjediset përkatëse. Këto të dhënat janë të nevojshme për të ushqyer aktivitetin ËP6 kushtuar rastit fizibilitetit.

Wp6: Fizibiliteti.Rast studimor
Act 6.1 Aksioni është fokusuar në identifikimin e kategorive kryesore të përdoruesvetë energjisë (dmth. treg potencial), duke përdorur edhe rezultatet e aktiviteteve të PP3 (Nevojat e analizë për ftohje).
Analiza do të mbulojë afërsisht katër kategori:
  1. ndërtesat publike si qendrat shëndetësore, zyrat komunale, shërbimet kulturore, shkolla, qendra e kohës së lirë, …
              2. ndërtesa tregtare të tilla si supermarket të vogël, qendrave tregtare, …
              3. objektet turistike të tilla si hotele, restorante, …
  4. objektet bujqësore (serrat, objektet për prodhimet bujqësore e magazinimit), si dhe llojet   e tjera të kompanive të agro-industriale
Të gjithë partnerët e përfshirë do të japin materiale ose informacion në lidhje me shembujt e praktikave më të mira nga rajonet e tyre ose ato të atyre fqinje të cilat do të përdoren për përgatitjen e dokumenteve përfundimtare që do të përdoret si inpute nga FB7 ne raportin studimor përfundimtar.
    Act 6.1. Për çdo lloj kategorie të përdoruesve të lartpërmendur analiza e konsumit të energjisë termike dhe elektrike do të kryhet, kostot e lidhura, shpërndarja e konsumit të energjisë me kalimin e kohës, shpërndarja e frekuencave të energjisë diellore
Act 6.2.Rezultatet e kësaj faze të anketës, së bashku me ËP5 (monitorimi) rezultateve, do të përdoren për kryerjen e studimit të fizibilitetit të çdo rast: në një fazë të parë do të identifikohen zgjidhjet e përshtatshme teknologjike të ftohjes diellore. Aktiviteti do të përqëndrohet në teknologjinë e ftohjes diellore përshtatur në shkallë të madhësisë së fuqisë së kërkuar nga përdoruesi: panel diellor, pajisje thithje, përmasa etj.
Act 6.3. Rezultatet për secilin rast të trajtuar do të analizohen dhe krahasohen. Llojet më premtuese të instalimit do të promovohen, në anën tjetër, do të theksohen pengesat teknike dhe ekonomike që e pengojnë një shpërndarje më të gjerë të sistemeve të ftohjes diellore.. Në këtë mënyrë, duhen dhënë udhëzime për të mbështetur përhapjen e suksesshëm të sistemeve të ftohjes diellore në zonën e IPA-s dhe, në një masë më të madhe, për të gjitha vendet e Europës.

Aktivitetet konkrete për perfituesin Bashkia Durres do të jenë :

  • Realizimi i  takimeve me aktorët perfshirës në çështjet e energjisë së rinovueshme, krijimin e një rrjeti ndërkufitar të këtyre operatorëve për promovimin e objektivave dhe realizimit te projektit.
  • Analiza dhe studimi i kërkesave të nevojshme për kondicionim termik (freskues dhe kondicionues)në zonat e interesuara nga projekti;
  • Studimi dhe identifikimi i teknologjive më të përshtatshme dhe me efektive;
  • Informimin e aktoreve për ecurinë e implementimit të projektit  ne impiantet  pilote në vendet partnere ,drejtimi dhe kontrolli i performancës për të përmirësuar rezultatet;
  • Përhapja dhe shpërndarja e teknologjive  dhe e rezultateve të arritura.

    Kohëzgjatja e Projektit është 3 vjet 2012-2015.

Linku Projektit:

http://adriacold.eu/