Bashkia Durrës është pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike të shpallur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bazë të VKM-së nr. 395, datë 29.04.2015.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike

Afati i aplikimeve shtyhet deri në datën 1 qershor 2016.

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/