“Bashkia Durres shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridike që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën Urbane rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Durrës – Xhafzotaj – Bishtkamëz – Durrës.
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurimit në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës ne adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 13.06.2016. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 13.06.2016, ora 11.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për cdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës”.
June 3, 2016