“Bashkia Durres shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridike që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën Urbane rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Durrës – Xhafzotaj – Bishtkamëz – Durrës.

 Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurimit në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës ne adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria” Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të  dokumentacionit është data 13.06.2016. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 13.06.2016, ora 11.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për cdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*