KËRKO

Prezantimi i fazës së 2-të: “Strategjia Territoriale dhe Plani i Veprimeve Strategjike/Prioritare, Investimet Kapitale dhe Projektet Pilot të Zhvillimit për Bashkinë Durrës”

Në bazë të Ligjit nr.107, datë 01.09.014, ‘’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’’ dhe V.K.M. nr. 671, datë 29.7.2015, ‘’ Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit’’, në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale, Bashkia Durrës i është bashkuar nismës së hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për gjithë-përfshirjen e territorit në administrim të saj.

Ky plan është në fazën e hartimit nga studio projektuese (Joint Venture) Dogma, Latitude Platform, Milan Ingegneria, dhe Studio B&L, e cila ka firmosur kontratën me Qeverinë Shqiptare dhe Bashkinë Durrës, pasi është shpallur fituese e konkursit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Durrësit, Vorës dhe Shijakut, konkurs i zhvilluar nga Qeveria Shqiptare në fund të vitit 2015.

Të premten, datë 10/06/2015, ora 10:00, në sallën kryesore të Pallatit të Kulturës ‘’Aleksandër Moisiu’’, studio e projektimit të Planit të ri të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Durrës, do të bëjë prezantimin e fazës së 2-të:

‘’Strategjia Territoriale dhe Plani i Veprimeve Strategjike/Prioritare, Investimet Kapitale dhe Projektet Pilot të Zhvillimit për Bashkinë Durrës’’.

Në këtë takim janë të ftuar të gjithë projektuesit, studentët, firmat e ndërtimit, shoqatat, institucionet, O.J.F., grupet e interesit që operojnë në territorin e Bashkisë Durrës si dhe qytetarët që janë të interesuar në mundësitë e zhvillimit të qytetit në vitet e ardhshme.  

Janë të mirëpritur mendimet, diskutimet dhe sugjerimet e pjesmarrësve.

Materialin për konsultim mund ta shkarkoni në link-un: https://we.tl/CsGPrNeZ3z