Në kuadrin e përgatitjeve për hartimin e buxhetit afatmesëm 2018-2020, Bashkia Durrës ju fton të jeni pjesë e informimit dhe e konsultimit me ju për përcaktimin e investimeve, shërbimeve dhe projekteve prioritare.
Qëllimi i dëgjesës publike
Bashkia po asistohet nga ISB (Instituti i Studimeve Bashkëkohore), nëpërmjet financimit të DLDP-së (Decentralization and Local Development Programme) për përgatitjen e buxhetit afatmesëm.
Sipas ligjit 146/2014 “Për konsultimin publik”, Bashkia është e detyruar të krijojë mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe të të gjitha palëve të interesuara në proçesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe sidomos të prioriteteve buxhetore.
Jeni të lutur të jeni pjesë e këtij takimi të rëndesishëm, pasi kontributi juaj do të jetë shumë i vlefshëm!
Kryetari
VANGJUSH DAKO
- Data 02.05.2017, Dita e Martë, Ora: 13:00-15:00, Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak
- Data : 03.05.2017, Dita e merkure , Ora :10:00-12:00 Vendi : NJA MANËZ
- Data :03.05.2017,Dita e merkure , Ora :13:00-15:00 Vendi : NJA RRASHBULL
- Data : 04.05.2017, Dita e enjte , Ora :10:00-12:00 Vendi : Ish- shtepia e Pionierit
- Data :04.05.2017,Dita e Enjte, Ora :13:00-15:00 Vendi : Shkolla 9-vjeçare ”Bajram Curri”(PLAZH)
- Data : 05.05.2017, Dita e premte , Ora :13:00-15:00 Vendi : Salla e Keshillit Bashkiak
- Data : 08.05.2017, Dita e Hënë, Ora :10:00-13:00, Vendi :Salla e Këshillit Bashkiak
- Data : 09.05. 2017, Dita e marte, Ora :10:00, Vendi:Manez
- Data: 10.05.2017, Dita e Merkure, Ora: 10:00-12:00, Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak
April 27, 2017