Bashkia Durrës, si Organ i Pushtetit Vendor me Nr. K42006501R Nipt, në zbatim të Ligjit nr 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” dhe VKM nr. 219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe degjesën publike gjatë proçësit të vlerësimit strategjik mjedisor” Ju bën me dije se me datë 15.05.2017 ora 11:30 organizon konsultën e parë me publikun si pjesë përbërëse e Proçedurës së Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Vendor, Bashkia Durrës.
• Zhvilluesi: Bashkia Durres
• Përfaqësuesit: Shoqeritë Dogma, Latitude Platform, Studio B^ L, Milan Ingeneer
• Aktiviteti: VSM i PPV Bashkia Durrës
• Vendodhja: Bashkia Durrës
• Ora dhe vendi i takimit: 11. 30, Salla e Këshillit Bashkiak, Durrës
Ftojmë të marrin pjesë me datë 15. 05. 2017 ora 11.30 në Sallën e Këshillit Bashkiak në takim:
• Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit
• Përfaqësues nga AKM/DRM
• Përfaqësues nga OJF, OJQ
• Përfaqësues nga shoqeria civile
• Përfaqësues të biznesit
May 3, 2017