Bashkia Durrës, si Organ i Pushtetit Vendor me Nr. K42006501R Nipt, në zbatim të Ligjit nr 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” dhe VKM nr. 219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe degjesën publike gjatë proçësit të vlerësimit strategjik mjedisor” Ju bën me dije se me datë 15.05.2017 ora 11:30 organizon konsultën e parë me publikun si pjesë përbërëse e Proçedurës së Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Vendor, Bashkia Durrës.

Zhvilluesi: Bashkia Durres

Përfaqësuesit: Shoqeritë Dogma, Latitude Platform, Studio B^ L, Milan Ingeneer

Aktiviteti: VSM i PPV Bashkia Durrës

Vendodhja: Bashkia Durrës

Ora dhe vendi i takimit: 11. 30, Salla e Këshillit Bashkiak, Durrës

Ftojmë të marrin pjesë me datë 15. 05. 2017 ora 11.30 në Sallën e Këshillit Bashkiak në takim:

• Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit

• Përfaqësues nga AKM/DRM

• Përfaqësues nga OJF, OJQ 

• Përfaqësues nga shoqeria civile

• Përfaqësues të biznesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*