KËRKO

Njoftim mbi takimin konsultativ me shoqerinë civile ne kuadër të projektit ReLOaD (Forcimi i Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor)

Në kuadër të projektit ReLOad (Forcimi i Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor),  projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian, i koordinuar nga Programi për Zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (PNUD)dhe që zbatohet nga Bashkia Durrës, do të organizohet me datë 01.12.2017 ora 11:00 ne sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, takimi konsultativ me OSHC që operojnë në Durrës, i cili do të fokusohet në dy ceshtje kryesore:

  • Përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOad ,
    Për këtë qëllim, koordinatori/perfaqesuesi i bashkisë pritet të bejë një prezantim të shkurtër të prioriteteve të bashkisë dhe më pas do të ketë diskutim me shoqerine civile mbi përcaktimin e prioriteteve përfundimtare
  • Zgjedhja e një përfaqesuesi nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vleresimit të projekteve. Komisioni i vleresimit do të përbëhet nga 2 përfaqësues nga bashkia, 2 nga ReLOaD dhe 1 nga shoqeria civile. Ky perfaqesues do të propozohet dhe zgjidhet nga vetë anëtaret e shoqërise civile.

 Nga ana e ReLOaD do te kete nje prezantim te shkurter te programit dhe aktiviteteve kryesore te tij.

 Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim (axhenda bashkëngjitur)

 Ju faleminderit

  

Forcimi i Demokracisë Vendore në Ballkanin Perëndimor/ ReLOaD

Takim Konsultativ me Organizatat e shoqërisë civile

Bashkia Durrës

1  Dhjetor 2017 ora 11:00

Salla e Këshillit Bashkia Durrës

11-11.15

Regjistrimi i Pjesmarrësve

 

11.15-11:20

 

 

 

11.20-11.30

   

 

 

11.30-11.45

 

 

 

 

11.45-12.15

 

 

12.15-12.30

 

12.30-12.40

 

Hapja e takimit

Znj.Ina Xhakoni koordinatore e projektit,  Drejtore e Drejtorisë të Politikave të Zhvillimit /Bashkia Durrës

 

Prezantim i shkurtër i  programit ReLOaDdhe aktiviteteve kryesore te tij, Znj.Eglantina Gollaj, Menaxhere e Programit ReLOaD/UNDP

 

 

Prezantimi i prioriteteve strategjike të Bashkisë Durrës për thirrjen e parë të projektit ReLOaD

Znj.Ina Xhakoni koordinatore e projektit,  Drejtore e Drejtorisë të Politikave të Zhvillimit /Bashkia Durrës

 

 

Diskutime dhe miratimi i prioriteteve

 

 

Zgjedhja e përfaqësuesit  nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vleresimit të projekteve.

 

 

Mbyllja e takimit