Projekti synon ngritjen e një qendre me bazë komunitare, që do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuar. Këto shërbime do të përfshijnë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim, ndërhyrje në fazën e hershme dhe trajtim individual me fëmijët me aftësi të kufizuar si dhe mbështetje holistike për familjet e tyre. Projekti financiarisht mbështetet nga Fondacioni Margaret A.Cargill duke u zbatuar nga Save the Children në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Shoqatën Ndihmoni Jetën. Zbatimi i tij është në një shtrirje kohore 2016-2019.
February 18, 2018