KËRKO

Bashkia Durres shpall konkursin për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën e transportit të udhëtarëve Durrës-Shkozet-Xhafzotaj-Durrës

Bashkia Durres shpall konkursin e hapur për të gjithë subjektet juridikë që operojnë në fushën e transportit për përzgjedhjen me konkurs të hapur të kandidatit për operim në linjën rrethqytetase të transportit të udhëtarëve Durrës-Shkozet-Xhafzotaj-Durrës.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 08.07.2018 në Sektorin e Transportit në Drejtoriëe e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës me adr. Lagjja Nr.1, Sheshi “Liria” Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të  dokumentacionit është data 18.07.2018. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 18.07.2018, ora 12.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Drejtorinë e Shërbimeve (Sektori i Transportit) në Bashkinë Durrës