Ne zbatim te ligjit nr. 8224 date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998 “Per organizimin dhe funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes”, VKM nr.313 date 01.07.2002 “ Per caktimin e struktures se numrit te punonjesve dhe shpenzimeve buxhetore te Policise se Bashkise dhe Komunes “, e ndryshuar, ne ligjin nr.139 /2015”Per veteqeverisjen vendore”, VKB nr.570 date 20.12.2018, Bashkia Durres shpall konkurimin per vende te lira pune ne pozicionin:
1.Inspektor pranë Policisë Bashkiake
Kerkesa te vecanta per kandidatet:
– Te kete arsim te larte
– Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune
– Te kete aftesi te punes ne grup, aftesi gjykuese dhe te komunikimit
– Te kete aftesi te mira te drejtimit dhe menaxhimit.
– Preferohet te kete punuar ne policine e shtetit
Pershkrimi specifik i punes per pozicionin Inspektor prane Sektorit te Policise Bashkiake: Të sigurojë zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga kryetari i bashkisë dhe të këshillit që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike. Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë së bashkisë apo të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.Të sigurojë zbatimin e urdhrave të nxjerra nga kryetari i bashkisë (komunës) në lidhje me personat juridikë ose fizikë, që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale, ndaj bashkisë apo komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre. Të mbikëqyrë e verifikojë nëse shtetasit në administrim të pasurisë së tyre, zbatojnë ose plotësojnë kërkesat e akteve bashkiake.
Literatura: Testimi do te bazohet ne ligjin 8224 date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998 “ Per organizimin e funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes “, ligjin nr.8553 date 25.12.1999 “ Per Policine e Shtetit “, ligjin nr.8291 date 25.02.1998 “ Kodi i etikes se Policise “, rregulloren “ Tip “ te Policise se Bashkise dhe komunes , ligjin nr.139 date 17.12.2015 “ Per veteqeverisjes vendore”
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 22.01.2019 ne Drejtorine e Burimeve Njerezore keto dokumenta :
1. Kerkesen per aplikim
2. CV
3. Fotokopje te noterizuar te diplomes
4. Fotokopje te librezes punes
5. Deshmi kualifikimi per kompjuterin
6. Vleresim pune nga punedhenesi i meparshem
7. Fotokopje e kartes se idenditetit.
8. Deshmi e gjendjes gjyqesore.
Pas verifikimit paraprak me date 25.01 .2019 ne Bashki do te shpallet lista e aplikanteve
qe plotesojne kushtet per testim dhe me date 30.01.2019 do te zhvillohet tesimi me shkrim dhe me goje ne kete pozicion.Fituesi do te shpallet me date 04.02.2019.
1.Polic pranë Policisë Bashkiake
Kerkesa te vecanta per kandidatet:
– Te kete arsim te mesem ose te larte
– Te jete ne moshen 19 – 27 vjeç
– Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune
– Te kete aftesi te punes ne grup, aftesi gjykuese dhe te kontrolloje situata te krijuara te paparashikuara.
– Te kete aftesi te mira fizike dhe gjatesi trupore 1.75 cm
– Te kete njohuri mbi programet baze te kompjuterit.
– Preferohet te kete punuar ne policine e shtetit
Pershkrimi specifik i punes per pozicionin Polic prane Sektorit te Policise Bashkiake: Te zbatoje Urdherat e nxjerra nga Kryetari i Bashkise dhe Keshilli Bashkiak, te kontrolloje ne zona te caktuara nga Bashkia dhe te beje konstatimin e parandalimin e shkeljeve administrative duke vepruar konform ligjit, te marre masa per ruajtjen e pasurise se Bashkise si dhe atyre qe administrohen prej saj, te marre masa per ruajtjen e rendit kur ka grumbullime njerezish, te inspektoje tregjet, te kontrolloje zenien e vendeve per tregti ambulante.
Literatura: Testimi do te bazohet ne ligjin 8224 date 15.05.1997 ndryshuar me ligjin 8335 date 23.04.1998 “ Per organizimin e funksionimin e Policise se Bashkise dhe te Komunes “, ligjin nr.8553 date 25.12.1999 “ Per Policine e Shtetit “, ligjin nr.8291 date 25.02.1998 “ Kodi i etikes se Policise “, rregulloren “ Tip “ te Policise se Bashkise dhe komunes , ligjin nr.139 date 17.12.2015 “ Per veteqeverisjes vendore”
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 22.01.2019 ne Drejtorine e Burimeve Njerezore keto dokumenta :
1. Kerkesen per aplikim
2. Curriculium Vitae
3. Fotokopje te Defteses te noterizuar ose e diplomes
4. Fotokopje te librezes punes
5. Deshmi kualifikimi per kompjuterin
6. Vleresim pune nga punedhenesi i meparshem
7. Fotokopje e kartes se idenditetit.
8. Deshmi e gjendjes gjyqesore.
Pas verifikimit paraprak me date 25.01 .2019 ne Bashki do te shpallet lista e aplikanteve qe plotesojne kushtet per testim dhe me date 30.01.2019 do te zhvillohet tesimi me shkrim dhe me goje ne kete pozicion.
Lista e fituesve do te dale me date 04.02.2019
January 7, 2019