Me nënshkrimin e “Marrëveshje mbi kreditimin e familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes” midis institucionit të Bashkisë Durrës dhe Raiffeisen Bank sha, ju njoftojmë se hapat që duhet të ndiqen nga ana e familjeve të cilat janë shpallur përfituese të këtij programi me VKB-në nr.595 datë 11.03.2019 “Për miratimin e familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes”, janë si më poshtë:

1.Fillimisht familjet përfituese me VKB-në nr.595 datë 11.03.2019 duhet të paraqiten pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Bashkia Durrës për të nënshkruar Deklaratën e vërtetësisë së informacioni paraprak. 

2. Pas nënshkrimit të kësaj deklarate, Bashkia Durrës dërgon listën erespektive Raiffeisen Bank, pas së cilës familjet duhe të paraqiten pranë Raiffeisen Bank për të vijuar proçedurat e përfitimit të kredisë se lehtësuar për strehim me 3% interes.

Sipas marrëveshjes afati i paraqitjes/dorëzimit të dokumentacionit pranë Bankës nga ana e familjeve përfituese, është 6 (gjashtë) muaj nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshje (06.05.2019).

Në rast kalimi të këtij afati, familjeve të poshtë shënuara i humb e drejta për tu paraqitur në bankë, por kanë të drejtë të ri aplikojnë sërish pranë Bashkisë Durrës (të depozitojnë sërish dokumentacionin e kërkuar nga ligji) për tu trajtuar me programin e strehimit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes.

Link: Lista emerore të familjeve që janë miratuar për të përfituar kredi të lehtesuar nga shteti për strehim sipas vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 595, Datë 11.03.2019