Në zbatim të nenit 18 paragrafi i parë dhe nenit 60 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ju njoftoj se ditën e Enjte, datë 26.09.2019, ora17:00, në ambientet e sallës së mbledhjes të Këshillit Bashkiak Durrës zhvillohet  Seancat e këshillimeve me bashkësinë me këtë rend dite:

1. Diskutime për  ”Shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të banorëve përfitues të banesave sociale me qira, seksioni iii (strukturë 2+1 dhe 1+1) Shkozet Durrës” dhe ”Shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të fituesve për ndarjen e banesave sociale me qira me strukturë 2+1 dhe 1+1 (lagjja nr.17,  rruga” Dalip Peza, Durrës)”.

2. Diskutime te tjera nese ka nga ana e pjesmarresve.

Ju ftojmë të jeni të pranishëm në këtë mbledhje. 

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

SEKRETARI I KËSHILLIT

Armand Tragaj